DHTIT pret në takim zyrtar një delegacion biznesi nga BALKANTÜRK dhe shoqata ATTSO: Thellojmë bashkëpunimin

DHTIT pret në takim zyrtar një delegacion biznesi nga BALKANTÜRK dhe shoqata ATTSO: Thellojmë bashkëpunimin

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë priti në një takim zyrtar një delegacion biznesi nga BALKANTÜRK dhe shoqata ATTSO. Qëllimi i këtij takimi është forcimi i marrëdhënieve ekonomike dhe krijimin e mundësive të reja bashkëpunimi ndërmjet sipërmarrjeve të dy vendeve.

Nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa, e vlerësoi këtë vizitë si një mundësi të rëndësishme për ndërtimin e urave konkrete të bashkëpunimit. Ai theksoi angazhimin e Dhomës për të mbështetur çdo nismë që afron më tej komunitetet e biznesit të të dy vendeve.

“Ekzistojnë shumë hapësira për zgjerimin dhe diversifikimin e bashkëpunimit ekonomik, jo vetëm mes Shqipërisë dhe Turqisë si shtete, por edhe ndërmjet rajoneve tona. Përmes organizimit të forumeve të përbashkëta, misioneve ekonomike, panaireve, ekspozitave dhe projekteve të përbashkëta, ne duhet të synojmë krijimin e një partneriteti afatgjatë e të qëndrueshëm,” – u shpreh z. Prespa.

Nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa dhe kryetari i BALKANTÜRK, z. Yönetim Kurulu Üyesi

Nga ana tjetër, anëtari i Bordit Drejtues i BALKANTÜRK, z. Yönetim Kurulu Üyesi, vuri në dukje disa sektorë me potencial të lartë bashkëpunimi ekonomik, si automobilistika, tekstili, metalurgjia e lehtë, bujqësia, ndërtimi, infrastruktura dhe përpunimi i qelqit, duke theksuar se këto fusha mund të shërbejnë si bazë për projekte të përbashkëta dhe investime të reja.

Foto nga takimi

Takimi u zhvillua në një atmosferë konstruktive, duke hapur rrugën për iniciativa të tjera që synojnë rritjen e ndërveprimit ekonomik mes bizneseve shqiptare dhe turke.

Share this post