DHTIT organizon trajnim mbi zbatimin e ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

DHTIT organizon trajnim mbi zbatimin e ligjit “Për Tatimin mbi të Ardhurat”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të mbajë trajnimin e radhës për “Zbatimin e Ligjit Nr. 29/2023 ‘Për Tatimin mbi të Ardhurat’”, i ndryshuar”. Për shkak të kërkesave që kanë mbërritur, trajnimi do të zhvillohet në dy grupe të ndara; grupi i parë 29-30 Janar dhe grupi i dytë në datat 4-5 shkurt. Duke qenë se kanë mbetur edhe pak vende, ju ftojmë të merrni pjesë në trajnim ky pjesëmarrësit do të kenë mundësi të kuptojnë dhe zbatojnë ndryshimet e fundit të këtij ligji përmes shembujve dhe rasteve praktike.

Trajnimi do të zhvillohet nga Arben Hasanaj, ekspert i njohur në fushën e tatimeve me një përvojë të pasur në konsulencë dhe trajnime që nga viti 2017. Hasanaj vjen nga Drejtoria e Apelimit Tatimor në Ministrinë e Financave, me një eksperiencë të konsoliduar ne fushën e legjislacionit tatimor ne Shqipëri, njohuri mbi interpretimin e ligjeve fiskale dhe TVSH-n, këshillues i klientëve vendas dhe të huaj.
Afati i fundit i regjistrimit do të jetë data 28 Janar 2025.

Çfarë do të mësoni?
• Si të deklaroni të ardhurat për vitin 2024- të ardhurat nga punësimi, të ardhurat nga biznesi, të ardhurat nga investimet, dhe të ardhurat e korporatave
• Normat tatimore dhe përjashtimet
• Tatimi mbi të ardhurat personale dhe korporatave
• Praktika konkrete dhe zgjidhje për raste të zakonshme
• Cilët janë Tatimpaguesit për tatimin mbi të ardhurat e korporatave?
• Deklarata e tatimit të mbajtur në burim
• Të ardhurat dhe pagesat objekt i tatimit të mbajtur në burim
• Tatimi i trashëgimisë, dhuratave dhe fitimeve nga lojërat e fatit
• Deklarata mbi statusin personal
• Deklarata vjetore e të ardhurave personale
• Deklarata e të ardhurave nga biznesi
• Deklarata e të ardhurave kooperative (tatim fitimi)
📅 Data
29-30 Janar (Grupi 1)
4-5 shkurt (Grupi 2)
🕓 Ora: 16:30
📍 Vendi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Afati i regjistrimit: 28 janar 2025
Për t’u regjistruar lutem plotësoni formularin e regjistrimit duke specifikuar grupin në të cilin dëshironi të merrni pjesë.

Formulari Zbatimi i Ligjit Nr. 29 2023 “Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar

Marina Pilinçi
Koordinatore Trajnimi/ Training Coordinator
Chamber of Commerce & Industry Tirana
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 069 20 56 426
E-mail: trajnime@cci.al|Web: www.cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.