DHTIT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën Tregtare të Profesionistëve të Athinës

DHTIT nënshkruan memorandum bashkëpunimi me Dhomën Tregtare të Profesionistëve të Athinës

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Dhoma Tregtare të Profesionistëve të Athinës (ACT) kanë nënshkruar më 11.12.2025 një memorandum bashkëpunimi, duke hapur një kapitull të ri në forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Dokumenti u firmos nga nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa dhe Kryetari i ACT, z. Ioannis Hatzitheodosiou në një ceremoni zyrtare të organizuar në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa dhe Kryetari i ACT, z. Ioannis Hatzitheodosiou

Memorandumi i Mirëkuptimit synon: nxitjen e shkëmbimeve tregtare; mbështetjen e sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme; krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe partneritete biznesi.

Në takimin dypalësh mes delegacioneve u diskutuan mundësitë për hapjen e hapësirave të reja bashkëpunimi dhe zhvillimin e partneriteteve të reja në sektorë kyç të ekonomisë, duke u bazuar në potencialin e madh që ekziston mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Një dëshmi e angazhimit për bashkëpunim konkret ishte edhe prania e Kryetarit të Komisionit Greko-Shqiptar të Profesionistëve pranë ACT, z. Kristaq Konduri, si pjesë e delegacionit.

Nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa, Kryetari i ACT, z. Ioannis Hatzitheodosiou dhe z. Kristaq Konduri

Në aktivitet ishte e pranishme edhe Diplomatja për çështjet ekonomike dhe tregtare në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi, znj. Joana Zhonga, duke nënvizuar angazhimin e vazhdueshëm të Ambasadës për të mbështetur dhe lehtësuar lidhjet ekonomike mes komuniteteve të biznesit të të dy vendeve.

Ky Memorandum pritet të kontribuojë ndjeshëm në zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik, rritjen e ndërveprimit mes bizneseve dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim dypalësh.

Nënkryetari i DHTI-Tiranë, z. Loritan Prespa dhe Kryetari i ACT, z. Ioannis Hatzitheodosiou

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.