DHTIT në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve mban seminar informues për bizneset në sektorin tatimor

DHTIT në bashkëpunim me Drejtorinë e Tatimeve mban seminar informues për bizneset në sektorin tatimor

Sot, më 7 Mars, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë organizoi një seminar informues për bizneset. Aktiviteti i cili zgjati për rreth 2 orë, u zhvillua në Hotel Plaza, Tiranë dhe trajtoi disa çështje të rëndësishme për të gjithë ata që janë të përfshirë në sektorin tatimor.

Seminari u udhëhoq nga Znj. Rozana Çelmeta, Drejtore e Drejtorisë së Proceseve të Biznesit në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, e cila ofroi një prezantim të detajuar dhe u përgjigj pyetjeve të bizneseve pjesëmarrësve, anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë.

Në fokus ishte implementimi në sistemin e e-Filing të deklaratave të reja tatimore, përfshirë Listëpagesën dhe Tatimin në Burim; Deklarata e Statusit Personal, mënyra e aplikimit, afatet dhe efektet e saj; DIVA 2024, ndryshimet kryesore, afatet dhe detajet mbi deklarimin.

Ky aktivitet kishte për qëllim të mbështeste bizneset në orientimin e duhur përkatësisht në zbatimin e ligjeve dhe procedurave tatimore, si dhe të kontribuonte në rritjen e ndërgjegjësimit dhe efikasitetit të proceseve të biznesit në Shqipëri.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.