DhTIT i uron të gjitha femrave kudo që ndodhen Gëzuar 8 Marsin, “Jeni arkitektet e vërteta të Shoqërisë”
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë me rastin e 8 marsit festës së gruas organizoi konferencën “8 Marsi është edhe … ekonomi”
Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me ShGPAZ, nën kujdesin e jashtëzakonshëm të Kryetares së saj znj. Flutura Xhabija e cila I nderoi shumë prej zonjave pjesëmarrese me çmime duke vlerësuar kështu kontributin e tyre.
Në takim merrnin pjesë përfaqësues të organizatave të ndryshme të grave, përfaqësuese dhe lektore të universiteteve, sipërmarrëse të reja e të njohura, diplomate femra, deputete të parlamentit, studente, etj., për të diskutuar se çfarë është bërë deri tani dhe çfarë duhet përmirësuar në të ardhmen, si nga shoqëria civile, ashtu edhe nga shteti, për sipërmarrëset dhe gjeneratën e re të vajzave sipërmarrëse, në epokën dixhitale! Bukur të jemi të gjitha bashkë!
Zonjat shkëmbyen dhurata dhe urime mes tyre duke ndarë eksperiencat e tyre dhe dhënë mbështetjen e tyre të pakushtëzuar për çdo femër e cila kërkon të japë kontributin e saj sado të vogël në shoqëri.
Vlen të përmendim këtu edhe panelin përshëndetës znj. Valentina Gjoka nënkryetare e DhTIT, Znj Flutura Xhabija kryetare e ShGPAZ, znj. Milva Ekonomi deputete , ambasadoret femra në Republikën e Shqipërisë etj nwn moderimin e z. Bashkim Sykja.