Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë/ Kujdes për sipërmarrjen e vogël.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka u shpreh në emisionin “Pa Protokoll” në Report Tv, se nga mbyllja e bizneseve si pasoje e koronavirusit janë prekur 30-35 mijë biznese, ndersa 70-80 mijë te punësuar presin pagën në fund të muajit për të përballuar shpenzimet mujore. Jaka jep zgjidhjen e tij për të kapercyer këtë situate .
“Nga të dhënat jo zyrtare që ne kemi, thuhet se janë të regjistruar në QKB 180 mijë sipërmarrje, nga ku 120 mijë janë aktive, 80 mijë biznesi i vogël, 40 mijë biznes i madh. Nga 80 mijë, risku që janë kapur nga masat janë nga 30-35 mijë, bar, restorante. Shumica e sipermarrjeve jane te vetepunesuar, por mund te jene 70-80 mijë të punesuar që presin te marrin pagën në fund te muajit. Paketën e kryeministrit e kemi mirëpritur dhe besojme se është një paketë emergjente për të zgjidhur problemet e muajit të parë, në mënyrë që më pas të shikohet si do të përshkallezohet situata dhe të operohet me kërkesa të tjera.
Nëse vijohet me këto masa shtrënguese sipërmarrja është drejt kolapsit. Zgjidhjet me paketa financiare janë të pamundura që të përballojnë një krizë të thellë nëse sipërmarrja shtrëngohet, duhet të lirohen sektorët e ekonomisë dhe të merren masat e sigurise per parandalimin e virusit ne cdo sektor.
Duke vleresuar edhe rolin që opozita aktualisht po luan, i bëjmë thirrje që me ekspertët e saj të jape opsionet për të shpetuar sipërmarrjen nga kolapsi.”