Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zhvillon Forumin e biznesit Shqipëri – Greqi: Mundësi bashkëpunimi dhe partneritetesh të reja
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Athinë, organizon Forumin e Biznesit Shqipëri – Greqi.
Takimi do të zhvillohet më 31 tetor në ora 09:00 në Hotel Plaza, Tiranë.
Në këtë event ofrohen mundësi të shkëlqyera për të lidhur marrëdhënie biznesi, si dhe për të eksploruar mundësi bashkëpunimi. Kompanitë pjesëmarrëse do të jenë nga sektorët: Industri & Fabrika; Real Estate & Konstruksion; Farmaceutikë & Produkte të Kujdesit Shëndetësor; Energjitikë & Burimet e Rinovueshme; Bujqësi & Agrokimikate, duke hapur dyert për të krijuar partneritete të reja