Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon webinarin për Programin e Trajnimit ADDUPT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon webinarin për Programin e Trajnimit ADDUPT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka organizuar një webinar informues në kuadër të projektit ADDUPT. Në këtë takim u prezantua Programi i Trajnimit për Zhvillimin e Burimeve Dixhitale të Mikromësimit. Ky aktivitet u realizua në bashkëpunim me Qendrën ACT dhe ka për qëllim mbështetje për organizatat dhe profesionistët që merren me sektorin e gjelbër, duke ofruar mundësi trajnimi falas dhe zhvillim kapacitetesh.

Gjatë webinarit, pjesëmarrësit u njohën me qëllimin e projektit ADDUPT dhe me produktet që janë zhvilluar deri tani nga partnerët e projektit. Po ashtu, u diskutua rreth trajnimit të ofruar, ku u shpjeguan kriteret e përzgjedhjes, modulet që do të trajtohen, periudha e zhvillimit të trajnimeve, dhe mënyra e certifikimit përfundimtar.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë falenderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe interesin e treguar për të marrë pjesë në këtë program trajnimi. Ky aktivitet është i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe është një hap tjetër drejt përmirësimit të aftësive dhe kapaciteteve në sektorin e gjelbër.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.