Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Italo Orientale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Italo Orientale

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Italo Orientale

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka nënshkroi më 28 shtator 2021 marrëveshjen e bashkëpunimit me zotin Antonio Barile, kryetar i Dhomës së Tregtisë Italo Orientale. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje u arrit gjatë pjesëmarrjes së një delegacioni biznesi anëtar të Dhomës së Tiranës në Ho.Re.Ca Levante prof., panairi i mbajtur në Bari të Italisë.

Gjate bashkëbisedimit të zhvilluar kryetarët e të dy dhomave, zoti Jaka dhe zoti Barile u shprehen se nënshkrimi i kësaj marrëveshje është fillimi i punës për bashkëpunim të ndërsjellë në ndërkombëtarizimin e kompanive tona.

Në vijim do të nisë puna për hartimin e një agjende të përbashkët të aktiviteteve që synojnë të rrisin interesin dhe atraktivitetin e sektorëve strategjikë si bujqësia, turizmi, transporti, prodhimi për të cilat sigurohen përfitime tatimore dhe, prandaj, janë më tërheqëse për sa i përket investimeve.

Zoti Barile u shpreh se kjo marrëveshje do lejojë bërjen e më shumë aktiviteteve të përbashkëta. “Ne synojmë ndërkombëtarizimin dhe së bashku me Rajonin e Pulias do të organizojmë një sërë nismash për kompanitë italiane dhe shqiptare. Ne kemi produkte, lëndë të para, inteligjencë, njohuri të përhapura në vendet tona dhe ne mund t’i lidhim këto aftësi dhe t’u ofrojmë profesionistëve, studiuesve, sipërmarrësve një mundësi në nivel ndërkombëtar”, u shpreh ai.

 

Share this post