Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Kievit
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zoti Nikolin Jaka nënshkroi sot 9 shkurt 2021, marrëveshjen e bashkëpunimit me Dhomës e Tregtisë dhe Industrisë së Kievit. Një bashkëpunim i nisur për t’u bërë kohë më parë, por për shkak të kushteve të reja që solli pandemia ajo u realizua sot.
Ambasadori i Ukrainës zoti Volodymyr Shkurov bëri të mundur që kjo marrëveshje të realizohej, pasi e mori dokumentin dhe e dërgoi në Kiev ku u firmos nga homologu i zotit Jaka, zoti Mykola Zasulskyi.
Formalizimi i bërë sot në prani të ambasadorit tashmë i vë palët në një marrëdhënie të re për sipërmarrësit e të dy vendeve.
Në takimin e zhvilluar pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, ambasadori i Ukrainës në vendin tonë dhe kryetari i DHTIT zoti Jaka dakorduan që të kalojnë menjëherë në agjenda të përbashkëta komunikimi, që sipërmarrësit të kenë mundësi të shkëmbejnë eksperiencat e tyre apo bashkëpunime konkrete për kompani të interesuara nga të dy vendet.