DERHE përmbyll ciklin e trajnimeve mbi inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike pranë FONDI BESA

DERHE përmbyll ciklin e trajnimeve mbi inteligjencën artificiale dhe sigurinë kibernetike pranë FONDI BESA

Në kuadër të projektit DERHE, të financuar nga Bashkimi Evropian, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, në bashkëpunim me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, përmbylli me sukses ciklin e trajnimeve mbi “Inteligjenca artificiale dhe siguria kibernitike”, të zhvilluar pranë FONDI BESA.
Gjatë trajnimit u trajtuan tema të rëndësishme si:
✅ Përdorimi i AI në biznes dhe administrim
✅ Mbrojtja e të dhënave dhe privatësisë
✅ Identifikimi dhe parandalimi i sulmeve kibernetike
✅ Praktikat më të mira për sigurinë digjitale në organizata
✅ Roli i teknologjive inteligjente në transformimin e proceseve të punës
🎯 Çfarë synon projekti DERHE?
Projekti kontribuon në nxitjen e transformimit digjital në institucionet e arsimit të lartë në Ballkan, duke forcuar aftësitë e studentëve, duke afruar akademinë me biznesin dhe duke mbështetur zhvillimin socio-ekonomik të rajonit.
🤝 Bashkëpunimi ndërmjet universiteteve dhe bizneseve mbetet një faktor kyç për inovacionin, zhvillimin e aftësive dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.