Kryetari I DHTI-Tirane, Z.N.JAKA pret delegacionin zyrtar Kinez nga Provinca SICHUHAN
Takimi i zhvilluar sot në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTIT) me delegacionin zyrtar kinez nga Provinca e Sichuan , së bashku me përfaqësues të sektorit të biznesit. Ky takim kishte për qëllim forcimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit për të ardhmen ndërmjet DHTI-Tirane me rajonin e SICHUHAN.
Gjatë këtij takimi, theksi u vu mbi potencialet dhe kapacitetet që Shqipëria dhe Sichuan ofrojnë për të nxitur investime të reja. Provinca Sichuan, e cila ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe mbulon një sipërfaqe të madhe, ofron mundësi të shumta si në turizmin kulturor, ashtu edhe në sektorin e agrikulturës, falë pasurive të mëdha natyrore. Po ashtu, Sichuan është e njohur për industrinë e paneleve diellore dhe makinave elektrike, duke përfshirë prodhimin e automjeteve për përdorim personal dhe profesional.
Të dy palet ndane te njejtin qendrim per potencialin e larte te investimit qe duhet shfrytezuar në sektorë si: bujqësia, agro-përpunimi, energjia e rinovueshme dhe teknologjia e lartë. Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes se nivelit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, me një fokus të veçantë në mundësitë e investimeve dhe zhvillimit teknologjik.