Circular Tourism: Nga përvojat në Gjermani dhe Francë, drejt hapave të rinj në Spanjë
Si mund të ofrojmë përvoja më të mira për vizitorët, duke përdorur burimet me kujdes dhe duke mbrojtur destinacionet tona? Në projektin Circular Tourism, përgjigjet po i kërkojmë përmes bashkëpunimit dhe përvojave konkrete.
Të enjten, më 8 tetor, partnerët u takuan online për të diskutuar ecurinë e projektit dhe përgatitjet për takimin mes partnerëve në Reus, Spanjë, më 17–19 nëntor. Ky takim do të shërbejë për të bashkërenduar punën dhe hapat e ardhshëm të projektit.
Pas 22 muajsh zbatim, dy vizita studimore janë realizuar me sukses në Gjermani dhe Francë, me pjesëmarrjen e bizneseve shqiptare të sektorit të turizmit. Pjesëmarrësit kanë parë nga afër praktika të mira të turizmit qarkullues dhe të qëndrueshëm, duke marrë ide për t’i përshtatur në bizneset e tyre.
Një tjetër mundësi për të mësuar nga përvoja ndërkombëtare po përgatitet: në fillim të vitit 2027 do të zhvillohet një vizitë studimore në Spanjë, me pjesëmarrje më të gjerë të bizneseve shqiptare.
Përpara kësaj vizite, do të nisë një seri trajnimesh online mbi tema që i vijnë në ndihmë sektorit të turizmit, me njohuri dhe mjete praktike për një qasje më të qëndrueshme. Temat dhe detajet e pjesëmarrjes do t’i ndajmë në vijim.
Na ndiqni për të zbuluar mundësitë e ardhshme dhe për t’u bërë pjesë e këtij rrugëtimi drejt një turizmi më të qëndrueshëm!

