BE prezanton kërkesat e reja doganore për transportuesit nga 1 prill 2025, ja çfarë duhet të dini

BE prezanton kërkesat e reja doganore për transportuesit nga 1 prill 2025, ja çfarë duhet të dini

Nga 1 prill 2025, të gjithë transportuesit hekurudhorë dhe rrugorë që dërgojnë mallra në ose përmes Bashkimit Europian do të jenë të detyruar të dorëzojnë të dhëna paraprake mbi mallrat përmes sistemit të ri “Import Control System 2” (ICS2). Kjo kërkesë përfshin dorëzimin e një deklarate të përmbledhjes së Hyrjes (ENS) përpara mbërritjes në BE.

Operatorët që nuk janë ende gati duhet të kontaktojnë Shërbimin Kombëtar të Ndihmës në vendin ku janë regjistruar dhe kanë marrë numrin EORI, për të kërkuar një dritare zbatimi deri më 1 mars 2025. Ky dokument jepet vetëm me kërkesë të operatorit.

Në rast të çdo paqartësie, Komisioni Europian organizon seminare mujore online për të ndihmuar operatorët ekonomikë të përgatiten për ICS2. Seminari i ardhshëm mbahet më 5 Shkurt 2025 (Agjenda). Megjithatë, në rast kërkese nga operatorët ekonomik, Komisioni Europian mund të sigurojë edhe organizimin e seminareve në bazë të nevojave përkatëse të secilit shtet ose rajon.

Këto rregulla prekin gjithashtu transportuesit postarë dhe ekspres, ofruesit logjistikë dhe, në disa raste, marrësit përfundimtarë në BE.

Për të shmangur vonesat doganore, kompanitë duhet të përgatiten menjëherë duke mbledhur të dhëna të sakta, duke zhvilluar sistemet IT dhe duke përfunduar testimet e nevojshme.

Share this post