BALKANET, zhvillohet në Tiranë panairi Agro-Ushqimor

BALKANET, zhvillohet në Tiranë panairi Agro-Ushqimor

BALKANET, zhvillohet në Tiranë panairi Agro-Ushqimor

Më datat 30-31 Tetor 2019, në Tiranë, në ambientet e Universitetit Bujqësor Tiranë u zhvillua Panairi Agro-Ushqimor të projektit “RRJETI I IDEVE BALLKANIKE PËR INOVACION TË QËNDRUESHËM NË SEKTORIN AGRO-USHQIMOR” i organizuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT).
Projekti BALKANET financohet nga programi i bashkëpunimit territorial Ballkanit Mesdhetar, ku përfshihen 6 partnerë nga 3 vende evropiane: Dhoma e ILIA-s (Greqi), Kompania për Zhvillim e rajonit të Greqisë Perëndimore (Greqi), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (Shqipëri), Universiteti Bujqësor i Tiranës (Shqipëri), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Vratsa (Bullgari), Agjencia për Zhvillim Rajonal dhe Ekonomik (Bullgari).
Duke pasur parasysh rëndësinë e këtij projekti, panairi kishte si qëllim promovimin e ideve inovatore dhe mundësimin për krijimin e urave të reja ndërmjet studentëve dhe SME-ve.
Në këtë event, morën pjesë grupi i punës së projektit nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. U prezantuan dhe promovuan në mënyrë të dedikuar tek vizitorët e stendës idetë inovatore.
Vlen të theksohet se të gjithë e vlerësuan idenë e projektit dhe treguan interes për të marrë pjesë në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër projekti në të ardhmen. Për të lehtësuar prezantimin u përdorën materialet e realizuara të komunikimit të tilla si roll-up, fletushka, dosje etj.
Për më shumë informacion rreth projektit mund të vizitoni:
• faqen zyrtare të projektit: http://www.balkanet.eu/
• faqen facebook: https://www.facebook.com/Balkanet.project//dhe/ose kontaktoni Menaxherin e Projektit: z. Arbi Hoxha
Email: arbi_hoxha@cci.al Tel: +355 (0) 45 800 936

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.