Metodologjia Lean në sektorin e ndërtimit: Trajnim dy ditor pranë BALFIN Construction

Metodologjia Lean në sektorin e ndërtimit: Trajnim dy ditor pranë BALFIN Construction

Më 30 dhe 31 korrik, BALFIN Construction mirëpriti Prof. Ignace Martens nga Belgjika për një trajnim intensiv mbi metodologjinë “Lean Management”, të zhvilluar në kuadër të projektit DERHE, të financuar nga Bashkimi Evropian. Përmes projektit DERHE synohet modernizimi i arsimit, forcimi i bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë dhe sektorit privat, si dhe zhvillimi i aftësive profesionale në përputhje me nevojat e tregut të punës dhe zhvillimet digjitale.

Përmbajtja e trajnimit u hartua posaçërisht për t’iu përgjigjur proceseve dhe sfidave të kompanisë në sektorin ku operojnë. Sesionet u përqendruan në situata konkrete nga puna e përditshme, duke nxitur diskutimin dhe përfshirjen aktive të pjesëmarrësve.

Gjatë trajnimit u prezantuan praktika për organizimin më të mirë të punës dhe përdorimin efikas të kohës dhe burimeve. Pjesëmarrësit punuan gjithashtu me metoda për standardizimin e proceseve, menaxhimin vizual, analizimin e shkaqeve të problemeve dhe monitorimin e performancës.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, si partnerë në projektin DERHE, bashkëpunuan për zhvillimin e këtij trajnimi.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.