Lean Management në praktikë: Trajnim i personalizuar pranë kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria
Në kuadër të projektit DERHE, të financuar nga Bashkimi Evropian, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë mirëpriti më 27 dhe 29 korrik Prof. Ignace Martens nga Belgjika, për zhvillimin e trajnimit mbi “Lean Management”.
Trajnimi u organizua në ambientet e kompanisë Coca-Cola Bottling Shqipëria dhe u përshtat sipas nevojave, proceseve të punës dhe sfidave konkrete të saj. Përgjatë dy ditëve, Prof. Martens zhvilloi sesione trajnimi pranë kompanisë, duke ndërthurur njohuritë teorike me shembuj praktikë nga aktiviteti i saj i përditshëm.
Gjatë trajnimit u trajtuan metoda dhe instrumente që ndihmojnë në optimizimin e proceseve, reduktimin e humbjeve, rritjen e eficiencës dhe përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së kompanisë.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Fakulteti i Ekonomisë i Universitetit të Tiranës, si partnerë në projektin DERHE, bashkëpunuan për realizimin e këtij trajnimi.