Publikohet Newsletter-i i Dytë i projektit RAPPORT!
Ky edicion sjell zhvillimet më të fundit të projektit, përfshirë Takimin e Tretë Transnacional, të zhvilluar në Larisa të Greqisë, ku partnerët diskutuan ecurinë e aktiviteteve dhe hapat e ardhshëm.
Në fokus të newsletter-it janë:
✅ zhvillimi i kurrikulave dhe materialeve mësimore për aftësitë e gjelbra, digjitale dhe sipërmarrëse;
✅ mësimi i bazuar në punë dhe mikrokredencialet;
✅ platforma e-learning e projektit;
✅ përgatitja e trajnimeve për trajnerët dhe faza pilot me nxënësit.
Lexoni newsletter-in e plotë për të mësuar më shumë mbi rezultatet dhe aktivitetet e ardhshme të projektit RAPPORT.





