Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në 20-vjetorin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë pati kënaqësinë të marrë pjesë në ceremoninë solemne me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, një jubile i rëndësishëm që shënon dy dekada përkushtim në mbështetjen dhe avancimin e komunitetit të biznesit.
Në këtë aktivitet morën pjesë Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, si dhe Drejtoresha e B2B dhe Eventeve, Ornela Gaçe, duke përcjellë urimet dhe vlerësimin për kontributin e vyer të OEMVP në forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e sipërmarrjes në rajon.
Ngjarja mblodhi përfaqësues të institucioneve, organizatave të biznesit dhe partnerëve vendorë e ndërkombëtarë, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për dialog, bashkëpunim dhe krijimin e urave të reja ekonomike.
I urojmë Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore suksese të mëtejshme në misionin e saj dhe mezi presim të vijojmë bashkëpunimin në funksion të zhvillimit ekonomik të rajonit dhe fuqizimit të komunitetit të biznesit.