1FUTURE – Book of Case Studies
Në kuadër të projektit 1FUTURE është realizuar “Book of Case Studies”, një publikim që përmbledh 30 raste konkrete bashkëpunimi ndërmjet akademisë, bizneseve dhe institucioneve në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Ky publikim pasqyron punën e studentëve, pedagogëve dhe partnerëve të projektit në fusha si qëndrueshmëria, menaxhimi i riskut, ekonomia qarkulluese, rezilienca klimatike dhe inovacioni i gjelbër, duke sjellë shembuj praktikë të ndikimit pozitiv që bashkëpunimi ndërinstitucional mund të ketë në zhvillimin e komuniteteve më të qëndrueshme. 🌍♻️
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partner i projektit 1FUTURE, mbështet vazhdimisht nisma që forcojnë lidhjen ndërmjet arsimit të lartë, kërkimit shkencor dhe sektorit privat, duke krijuar mundësi reale për studentët dhe promovuar zgjidhje inovative për sfidat e së ardhmes.