Kick-off Meeting i projektit TechSov4Futures | Romë, 9–10 korrik

Kick-off Meeting i projektit TechSov4Futures | Romë, 9–10 korrik

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DhTIT), në cilësinë e partnerit të projektit TechSov4Futures – Social Dialogue for Digital Sovereignty in the Workplace, financuar nga Bashkimi Europian, mori pjesë në takimin hapës (Kick-off Meeting), i zhvilluar në Romë më 9–10 korrik.

Projekti trevjeçar bashkon organizata të punëdhënësve, dhoma tregtie, institucione kërkimore, sindikata dhe autoritete publike nga vende të ndryshme europiane, me synimin për të forcuar dialogun social mbi sovranitetin digjital dhe për të mbështetur transformimin digjital të tregut të punës.

Në kuadër të këtij takimi, Sekretarja e Përgjithshme e DhTIT, znj. Albana Laknori Lanori, ishte folëse në Panelin 2, me temë “From TechSov4Futures to Action: Building Capacity for Digital Sovereignty”. Gjatë diskutimit, ajo prezantoi perspektivën e DhTIT mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve të organizatave të biznesit dhe partnerëve socialë për t’iu përgjigjur sfidave të transformimit digjital. Gjithashtu, ajo theksoi rolin e dhomave të tregtisë në mbështetjen e ndërmarrjeve, zhvillimin e aftësive digjitale dhe promovimin e dialogut ndërmjet institucioneve, biznesit dhe aktorëve të tjerë të ekosistemit ekonomik.

Gjatë takimit u diskutuan çështje me rëndësi strategjike, si:
• Digjitalizimi në vendin e punës;
• Roli i sovranitetit digjital në rritjen e konkurrueshmërisë së Europës;
• E ardhmja e punës dhe dialogut social;
• Forcimi i kapaciteteve të organizatave të punëdhënësve dhe partnerëve socialë për të përballuar tranzicionin digjital.

Pjesëmarrja e DhTIT në projektin **TechSov4Futures** rikonfirmon angazhimin e saj për të kontribuar në nisma europiane që promovojnë inovacionin, transformimin digjital dhe bashkëpunimin ndërmjet biznesit dhe institucioneve, duke sjellë praktika dhe politika që forcojnë konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.