Mbi Zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Mbi Zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar

Gjatë tri ditëve intensive (27-29 prill), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizoi trajnimin e dedikuar: “Mbi Zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, i ndryshuar”.
Ishte një kënaqësi të shihnim një angazhim kaq të lartë nga përfaqësuesit e bizneseve dhe profesionistët e fushës, të cilët u bënë pjesë e diskutimeve mbi sfidat reale të legjislacionit tatimor në Shqipëri.
💡 Çfarë u trajtua?
Nën udhëheqjen e ekspertit Z. Arben Hasanaj (Përgjegjës i TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve), pjesëmarrësit u thelluan në:
Vetëfaturimin dhe praktikat e autongarkesës.
Trajtimin e faturave nga jo-rezidentët.
Kriteret e zbritjes së TVSH-së dhe regjimet e furnizimit.
Raste praktike të deklarimit dhe analizë të vlerës së tatueshme.
Falenderojmë lektorin për ndarjen e eksperiencës së tij të konsoliduar dhe të gjithë pjesëmarrësit për frymën bashkëpunuese dhe shkëmbimin e përvojave.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.