Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë përfundon me sukses trajnimin ndërkombëtar “WIFI Austria”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë përfundon me sukses trajnimin ndërkombëtar “WIFI Austria”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka përfunduar me sukses programin e trajnimit “WIFI Austria”, një iniciativë që synon rritjen e kapaciteteve profesionale të përfaqësuesve të biznesit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

Programi i trajnimit u zhvillua në dy module kryesore. Moduli i parë, me temë “Risk Management with AI and Database Supported Tools”, u mbajt nga lektori Z. Maximillian Födinger, i cili prezantoi qasje moderne për menaxhimin e riskut përmes përdorimit të inteligjencës artificiale dhe mjeteve të mbështetura në databaza.

Ndërsa Moduli i dytë, me temë “International Marketing, Business Communication – Negotiations”, u zhvillua nga Z. Viktor Dedic, i cili trajtoi strategjitë e marketingut ndërkombëtar, komunikimin efektiv në biznes dhe teknikat e negociimit në kontekstin e tregjeve globale.

Pas përfundimit të trajnimit, pjesëmarrësit zhvilluan një vizitë në Vjenë, nga data 2–5 mars 2026, ku patën mundësinë të zhvillonin takime dhe diskutime me përfaqësues të sipërmarrjeve austriake homologe, duke krijuar ura të reja bashkëpunimi dhe mundësi konkrete për partneritete biznesi.

Në përfundim të programit, pjesëmarrësit u pajisën me certifikata të firmosura nga Dhoma Ekonomike Austriake, një certifikim i njohur në të gjithë Evropën, i cili u shpërnda në ceremoninë e diplomimit të organizuar në Vjenë.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka nisur organizimin e këtyre trajnimeve që prej muajit shkurt të vitit 2009, duke ndërtuar ndër vite një partneritet të qëndrueshëm dhe të suksesshëm me institucionet austriake.

Ky bashkëpunim dhe model partneriteti ka sjellë rezultate konkrete për bizneset shqiptare, duke kontribuar në krijimin e marrëveshjeve të reja, rritjen e eksporteve, zhvillimin e partneriteteve me kompanitë austriake dhe nënshkrimin e kontratave në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.