Njoftim: Kurs intensiv në kuadër të projektit 1Future mbi zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë qarkulluese dhe qëndrueshmërinë shoqërore
Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës në kuadër të projektit 1FUTURE të programit Erasmus+, organizon Kursin Intensiv “Sustainable Development, Circular Economy and Societal Resilience”/ “Zhvillim i Qëndrueshëm, Ekonomia Qarkulluese dhe Qëndrueshmëria Shoqërore”
Kursi intensiv do të eksplorojë ndërthurjen e zhvillimit të qëndrueshëm, parimeve të ekonomisë qarkulluese dhe qëndrueshmërisë shoqërore.
Ky kurs do të organizohet në datat 9-19 Dhjetor 2025 pranë ambienteve të FEUT, duke ndërthurur bazën teorike me aftësitë praktike në vlerësimin e riskut dhe planifikimin e qëndrueshëm.
Në përfundim të kursit pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë pjesëmarrje e lëshuar nga Fakulteti i Ekonomisë Ndërtimit, Universiteti i Tiranës. Ky kurs intensiv do të ofrohet pa pagesë për pjesëmarrësit.
Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në kursin intensiv duhet të regjistrohen KËTU.