Projekti ADDUPT, DHTIT zhvillon 2 sesione informuese fizike+ online mbi mikro-mësimin

Projekti ADDUPT, DHTIT zhvillon 2 sesione informuese fizike+ online mbi mikro-mësimin

Në kuadër të projektit ADDUPT, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të organizojë një sesion informues mbi metodat e reja të mikro-mësimit.

Ky aktivitet do të zhvillohet fizikisht më 21 tetor, ora 10:00, ku do të prezantohen dhe diskutohen burimet e mikro-mësimit (“micro learning resources”) të zhvilluara në kuadër të projektit ADDUPT.

Në vijim, një takim online me të njëjtën tematikë do të mbahet më 3 nëntor, në orën 10:00.

Projekti ADDUPT synon të forcojë lidhjen ndërmjet sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) dhe sektorit të gjelbër, nëpërmjet një programi të integruar që përfshin workshop-e, burime digjitale mësimore, trajnime praktike dhe aktivitete ndërvepruese. Qëllimi është rritja e kapaciteteve organizative dhe profesionale të aktorëve të përfshirë.

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë dhe të përfitojnë nga përvoja dhe njohuritë që do të ndahen gjatë këtyre sesioneve informuese:

Kontaktoni: Znj. Aris Tasho
Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve
aris_tasho@cci.al

Share this post