Takimi i radhës i projektit ADDUPT: Udhëzime konkrete për fazën përfundimtare

Takimi i radhës i projektit ADDUPT: Udhëzime konkrete për fazën përfundimtare

Sot u zhvillua takimi i radhës i projektit ADDUPT. Ky takim shënoi një moment të rëndësishëm koordinimi mes partnerëve, duke dhënë udhëzime konkrete për aktivitetet e realizuara deri më tani si dhe për hapat që do të ndërmerren deri në takimin final të projektit në Malaga, Spanjë.

Partnerët ndanë progresin e tyre në implementimin e aktiviteteve dhe përcaktuan afatet për realizimin e rezultateve të mbetura, me qëllim që projekti të përmbyllet me sukses dhe të arrijë ndikimin e parashikuar te grupet përfituese.

Foto nga takimi online
Foto nga takimi online

ADDUPT është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian, i cili synon të zhvillojë qasje të reja në trajnime digjitale dhe microlearning për të mbështetur inovacionin dhe rritjen e kapaciteteve në arsimin profesional dhe sektorin e biznesit.

 

Share this post