“E bukura është kyçur”, do të hapet në datën 11 prill në…

“E bukura është kyçur”, do të hapet në datën 11 prill në…

Industria e bukurisë dhe estetikës do të jetë në qendër të vëmendjes gjatë datave 11, 12 dhe 13 Prill, kur në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Medical & Beauty Fair”, një nga eventet më të mëdha të këtij sektori në Shqipëri.

Panairi do të mbledhë markat më të njohura dermo-kozmetike, duke ofruar ulje ekskluzive, prezantime të paisjeve më të avancuara për trajtimet estetike dhe workshop-e profesionale të hapura për të gjithë vizitorët.

Një ndër veçoritë kryesore të këtij edicioni është mundësia për të testuar falas produktet dhe pajisjet më të reja në treg, si dhe për të marrë certifikime falas në fusha të ndryshme të estetikës.

Ky event synon të sjellë risi dhe mundësi të reja si për profesionistët e industrisë, ashtu edhe për të gjithë ata që janë të apasionuar pas bukurisë dhe mirëqenies.

Panairi do të jetë i hapur për vizitorët gjatë tre ditëve, duke ofruar një eksperiencë të pasur me trajnime, prezantime dhe oferta të veçanta.

Për të mos humbur këtë mundësi, vizitoni “Medical & Beauty Fair” në datat 11-13 Prill në Pallatin e Kongreseve!

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.