Kryetari I DHTI-Tirane, Z.N.JAKA pret delegacionin zyrtar Kinez nga Provinca SICHUHAN

Kryetari I DHTI-Tirane, Z.N.JAKA pret delegacionin zyrtar Kinez nga Provinca SICHUHAN

Takimi i zhvilluar sot në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës (DHTIT) me delegacionin zyrtar kinez nga Provinca e Sichuan , së bashku me përfaqësues të sektorit të biznesit. Ky takim kishte për qëllim forcimin e urave të komunikimit dhe bashkëpunimit për të ardhmen ndërmjet DHTI-Tirane me rajonin e SICHUHAN.

Gjatë këtij takimi, theksi u vu mbi potencialet dhe kapacitetet që Shqipëria dhe Sichuan ofrojnë për të nxitur investime të reja. Provinca Sichuan, e cila ndodhet në jugperëndim të Kinës dhe mbulon një sipërfaqe të madhe, ofron mundësi të shumta si në turizmin kulturor, ashtu edhe në sektorin e agrikulturës, falë pasurive të mëdha natyrore. Po ashtu, Sichuan është e njohur për industrinë e paneleve diellore dhe makinave elektrike, duke përfshirë prodhimin e automjeteve për përdorim personal dhe profesional.

Të dy palet ndane te njejtin qendrim per potencialin e larte te investimit qe duhet shfrytezuar në sektorë si: bujqësia, agro-përpunimi, energjia e rinovueshme dhe teknologjia e lartë. Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt rritjes se nivelit të bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Shqipërisë dhe Kinës, me një fokus të veçantë në mundësitë e investimeve dhe zhvillimit teknologjik.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.