Takim konsultativ me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve joushqimore

Takim konsultativ me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve joushqimore

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka, bashkë me përfaqësues të bizneseve anëtare të DHTIT, zhvilluan një takim konsultativ me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve.

U diskutua për përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve joushqimore në tregun shqiptar dhe aksesin e tyre në tregun e BE-së.

Biseda u përqendrua në çështje si:

  • Adresimi i barrierave jotarifore; kapërcimi i pengesave në lidhje me eksportet rajonale dhe të BE-së
  • Harmonizimi i specifikimeve teknike të produkteve joushqimore brenda infrastrukturës së cilësisë
  • Identifikimi i mundësive unike për të eksportuar produkte joindustriale në tregjet evropiane
  • Rritja e ndërgjegjësimit në aspektin ligjor dhe rregullator
  • Ofrimi i asistencës dhe udhëzimeve të nevojshme institucionale

Theksuam nevojën dhe angazhimin për të kontribuar në përmirësimin e kuadrit rregullator dhe mirëfunksionimin e tregjeve, në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, nëpërmjet stimujve e masave për lehtësimin e eksporteve, ndërtimit të kapaciteteve dhe sigurimit të mbështetjes institucionale për zgjerim në tregun global.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.