Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë starton punën me projektin më të ri – “ADDUPT”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë starton punën me projektin më të ri – “ADDUPT”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë starton punën me projektin më të ri – “ADDUPT”

Addressing skills mismatching in the green sector through Digital Upskilling of VET, pjesë e programit Erasmus+ (Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional).

Në datën 25 janar 2023 u realizua takimi I parë online prezantues ndërmjet partnerëve të këtij konsorciumi.

Ky projekti synon të adresojë nevojat e instituteve të Arsimit të Formimit Profesional të vendosura në vendet e treta të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që të ofrohen kurse të Arsimit dhe Formimit Profesional për nxënësit në lidhje me kërkesat e punëdhënësve të sektorit të gjelbër.

Fokusi do të vendoset në zhvillimin e qasjeve pedagogjike dhe aftësive dixhitale të mësuesve dhe trajnerëve të Arsimit të Formimit Profesional për t’i mundësuar atyre të zhvillojnë kapacitetet dhe kurrikulat që korrespondojnë me nevojat e sektorit të gjelbër, duke adresuar kështu qëndrueshmërinë mjedisore dhe transformimin dixhital.

Addupt zgjeron  network-un e DhTIT me 8 partnerë të tjere përkatësisht; Centro Superior de Formacion Europa-SUR SA (CESUR, Spanjë) e cila është udhëheqëse e projektit, Albanian Center for Education Care and Training (ACT CENTER), Centar za ekonomski Tehnoloski i Okolinski Razvoj – CETEOR Sarajevo (Bosnje Hercegovine)Her, Zeleni Dom-Green Home UDRUZENJE, Mali I Zi, Eurotraining Educational Organization Greqi, CESIE Palermo Itali, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Banja Luka Bosnje Hercegovinë, CSI Center for Social Innovation LTD, Nicosia Qipro.

Projekti ka filluar implementimin e tij në 01.01.2023 I cili do të zbatohet në afatin kohor 36 muaj.

Gjatë këtij takimi të zhvilluar midis partnerëve sipas axhendës u be prezantimi I stafeve përkatëse implementuese të këtij projekti dhe u prekën pak paketat e punës dhe përgjegjësitë e secilit partner.

U ra dakort që takimi i parë fizik të realizohet në fund të muajit shkurt ose fillim marsi në Madrid i cili do të shërbejë për të detajuar konkretisht detyrat e secilit partner dhe për të ndërtuar një strategji pune e cila do të realizojë me sukses implementimin e projektit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.