Jaka: Si mund të bashkëpunohet mes sipërmarrjeve tona dhe zgjidhjet që afrohen

Jaka: Si mund të bashkëpunohet mes sipërmarrjeve tona dhe zgjidhjet që afrohen

Jaka: Si mund të bashkëpunohet mes sipërmarrjeve tona dhe zgjidhjet që afrohen

Zhvillohet në Shkup, takimi i sipërmarrjes shqiptare me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Sipërmarrësit anëtar të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zhvilluan me 18 shkurt 2019 një takim me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, zotin Zoran Zaev dhe kabinetin e tij qeveritar. Më shumë se 40 përfaqësues të kompanive shqiptare ishin pjesë e këtij takimi të zhvilluar në Shkup, i pari i këtij lloji pas emrit të ri të Maqedonisë.

Interesi i drejtpërdrejtë i kompanive shqiptare, problematika, apo mënyrat e bashkëpunimit ishin tema kryesore e takimit për të cilat kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dha përgjigje rast pas rasti. Në krye të herës në fjalën e tij të mirëseardhjes ai u shpreh se “kabineti që drejtoj mbetet i hapur për çdo lloj bashkëpunimi partneriteti dhe investimi që mund të bëni në vendin tonë”, duke kërkuar nga sipërmarrësit shqiptarë që të jenë të drejtpërdrejtë në kërkesat e tyre dhe t’i bëjnë ato pranë kabinetit të tij. Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zoti Nikolin Jaka në fjalën e tij në radhë të parë shprehu përgëzimet e komunitetit të biznesit për arritjen  e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke e konsideruar atë një hap pozitiv, që garanton paqen dhe prosperitetin në rajonin e Ballkanit. “Së dyti, urimet më të përzemërta për ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, që e bën rajonin tonë akoma më të sigurte”, vijoi Jaka në fjalën e tij. Sipas kryetarit Jaka tashmë Shqipëria dhe Maqedonia kanë hyrë në një fazë konstruktive dhe të dy vendet e kanë kuptuar  në mënyrë racionale se forcimi i bashkëpunimit  ekonomik-tregtar është rruga më e drejtë dhe me përfitim të ndërsjellë. Veçanërisht këto tre vitet e fundit lidhjet Shqipëri – Maqedoni kane patur një ndikim pozitiv në përmirësimin e bashkëpunimit ekonomik, duke krijuar njëkohësisht  një klimë tepër pozitive në rajonin e Ballkanit Perëndimor e pare edhe në perspektivën e integrimit në BE”, u shpreh ai, duke vlerësuar gjithashtu se shkëmbimi i niveleve tregtare mbetet ende i ulët. Për këtë ai kërkohoi lehtësimin e procedurave doganore në eksportin e prodhimit të hershëm bujqësor, problem i ngritur shumë herë nga biznesi ynë. “Problematika të kësaj natyre kanë nevoje që të diskutohen në nivel teknik, për të arritur në një zgjidhje sa me të shpejta”, u shpreh ai. Turizmi është një sektor sipas tij me potencial dhe që duhet nxitur për një stad tjetër. “Promovimi i turizmit rajonal, inkurajimi i investimeve reciproke; po ashtu sektori i agro-industrisë, sektori i energjisë  si dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore, e bën të domosdoshme  punën e dy qeverive  lidhur me korridorin VIII si dhe lidhjen hekurudhore ndërmjet dy vendeve tona etj.”, u shpreh ai. Pjesë e takimit ishte dhe ambasadori unë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, zoti Fatos Reka, i cili në fjalën e tij u shpreh i hapur për vendosjen e urave të mëtejshme të komunikimit mes sipërmarrësve të të vendeve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.