29 kompani, 6 kategori- CCIT Awards nderon sipërmarrjen shqiptare (LISTA e fituesve)

29 kompani, 6 kategori- CCIT Awards nderon sipërmarrjen shqiptare (LISTA e fituesve)

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), si çdo vit, organizoi më 17 dhjetor 2025 mbrëmjen gala të ndarjes së çmimeve për sipërmarrësit më të mirë të vitit – CCIT Awards.

Kjo mbrëmje iu dedikua sipërmarrësve që kanë kontribuar ndjeshëm në zhvillimin e ekonomisë së vendit, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, inovacionit dhe ndërtimit të një mjedisi biznesi më të qëndrueshëm. Për këtë arsye, DHTIT nderoi 29  kompani, të ndara në 6 kategori: Të Pathyeshmit, Mbretërit e Industrisë, Fisnikët, Legjendat, Të Pakapshmit dhe Unikët.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z. Nikolin Jaka, në fjalën e tij hapëse theksoi rëndësinë e rolit të sipërmarrjes shqiptare në forcimin e ekonomisë kombëtare dhe në ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm zhvillimi.

“Ky event, tashmë i kthyer në një traditë të konsoliduar, është më shumë sesa një ceremoni çmimesh. Ai është një moment reflektimi mbi rrugëtimin tonë të përbashkët, një festë për të nderuar sipërmarrjen shqiptare që, me guxim, inovacion dhe profesionalizëm, i jep dinamizëm së ardhmes ekonomike të vendit”, tha z.Jaka.

Në ceremoninë e çmimeve mori pjesë edhe Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj, i cili përgëzoi sipërmarrjen shqiptare për arritjet dhe kontributin e vazhdueshëm në shoqëri dhe ekonomi.

“Sipërmarrja shqiptare, gjatë tre dekadave e gjysmë të transformimit të vendit, ka dëshmuar qëndrueshmëri dhe dinamizëm. Bizneset janë përshtatur dhe kanë sjellë risi, duke krijuar vende pune, investuar në teknologji, zgjeruar tregjet dhe forcuar konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë”, theksoi Presidenti Begaj.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, z. Bajram Begaj

E pranishme në këtë event ishte edhe Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj. Ministrja vlerësoi CCIT Awards dhe theksoi rolin kyç që luan biznesi në rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian.

“CCIT Awards është një event që vlerëson kontributin e bizneseve shqiptare në rritjen ekonomike, inovacion dhe forcimin e produktit Made in Albania. Biznesi shqiptar mbetet partner strategjik në ndërtimin e një ekonomie më të fortë, më konkurruese dhe më pranë Europës,” u shpreh ministrja Ibrahimaj.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, znj. Delina Ibrahimaj

Mbrëmja u nderua gjithashtu nga pjesëmarrja e ish-kryeparlamentarit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi, kryetarit të Komunës së Strugës, z. Mendi Qyra, ministrit të Shëndetësisë të Maqedonisë së Veriut, z. Azir Aliu, si dhe personaliteteve të tjera të rëndësishme nga komuniteti i shqiptarëve të suksesshëm në trevat shqipfolëse.

Në shenjë vlerësimi për bashkëpunimin e vazhdueshëm, DHTIT ndau çmime të veçanta për kryetaren e Komisionit të Ekonomisë, znj. Milva Ekonomi, kryetaren e Këshillit të Investimeve, znj. Diana Leka, si dhe sipërmarrësin e suksesshëm, Shef Alfred Marku nga “Rapsodia”.

“CCIT Awards” u shoqërua me një program artistik të veçantë, nën interpretimin e këngëtares Eneda Tarifa, tenorit të njohur Josif Gjipali, si dhe Bandës muzikore të Ushtrisë, duke i dhënë mbrëmjes një atmosferë solemne dhe festive.

Gjatë ceremonisë u mbajt edhe një minutë heshtje në nderim të Elisabeta Katiajt, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës, e cila humbi jetën tragjikisht në një aksident.

Çmimet

1-Të Pathyeshmit 

  1. “Best Employer of Choice”- Vodafone Albania
  2. “Banka e Vitit – Inovacion dhe Besueshmëri në Shërbimet Financiare”- Banka Kombëtare Tregtare
  3. “Investimi Strategjik Gjerman në Tregun Shqiptar të Produkteve Gjermane”- Rossmann & Lala
  4. “Lider në vendosjen e standardeve në mjekësinë diagnostikuese ndër vite”- Intermedica
  5. “AI & Innovation Excellence Awards”- Teleperformance Albania
  6. “Rezidenca me luksoze e vitit”- Projekti Philipp Plein Residence

2-Mbretërit e Industrisë  

  1. “Fuqia e Vitit-”FMT Group
  2. “Premium Sky Awards”- Vas Group
  3. “Lideri i lartësive”- Binetti Asensori
  4. “Inovacion në Automjete Elektrike”-Flux Fusion
  5. “Kompania shqiptare e Food Retail, më e madhe në rajon”- Viva Fresh Group
  6. “Çmimin e Konsumatorit”- Pellini Caffe Albania

3-Fisnikët

  1. “Mjeshtëria në detaj – Ekselenca në Arredim & Ndërtim” Delta Corporation
  2. “Përgjegjshmëria mjedisore në prodhim”- Antea Cement
  3. “Krenaria e Tomorrit, Çmimi për Agroturizmin Ekselent”- Perla e Tomorrit
  4. “Kampion në rritje dhe inovacion”- Concentrix Albania

4-Legjendat

  1. Lider në Fushën e Distribucionit- Eurolab Internacional Grup
  2. Inovacion Fotovoltaik-ABKONS
  3. Albania’s Elite Poeer in Mineral Production- Beralb Sha
  4. Kompania Lajthiza
  5. “Fabrika Model me 30 Vite Traditë e Cilësi” Miell Tirana

5-Të pakapshmit

  1. “Brandi Gjerman i Ekselencës”- Vata Group
  2. “Employer without limits”- We Are Fiber
  3. “Korrektësi dhe tarifa të pakonkurrueshme”- Blue Taxi
  4. “Dizajni gjerman i patentuar”- Optika Gjermano-Shqiptare

6-Unikët

  1. “Metoda që rilind trupin – Kujdesi i LinfoDrenazhit” Ornela Guma Clinic
  2. “Skin Care Innovation Awards”- The Skin Laboratories
  3. “Shija Artizanale”- Limmo Limonade
  4. “Kampionët e mishit të freskët”- Muu Steak House

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.