Work & Study 2019, edicioni i 10-të në datat 30 Prill – 2 Maj

Work & Study 2019, edicioni i 10-të në datat 30 Prill - 2 Maj

Work & Study 2019, edicioni i 10-të në datat 30 Prill – 2 Maj

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në datat 30 Prill -2 Maj 2019, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe institucionet e arsimit të lartë, organizon edicionin e 10-të të panairit Work & Study 2019. Gjatë tre ditëve të zhvillimit të panairit do të organizohet  edhe forumi  “Partneritet social për zhvillimin e aftësive dhe punësimit”.

DHTIT vlerëson se krijimi i vendeve të  punës është çelësi që lufton varfërinë dhe siguron mirëqenien sociale. Gjithashtu sigurimi i aftësive të nevojshme për tregun e punës, kërkon një qasje të re në strategjinë e punësimit.

Organizatorët do ta zgjerojnë këtë event edhe me pjesëmarrjen nga vendet e rajonit, ku nëpërmjet mbështetjes tuaj të sigurojmë pjesëmarrjen e institucioneve të arsimit të vendit tuaj që të bëhen pjesë e këtij panairi.  Sjellja e  praktikave më të mira të huaja  në këtë panair do të konsiderohej një vlere e shtuar  për tregun e punës në Shqipëri.

Share this post