Vizita Door To Door ne kuader te Projektit EEN.
Stafi i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Tirane si partnere e projektit EEN (Enterprise Europe Network) ka zhvilluar vizita Door To Door ne biznese shqiptare, per t’iu dhene atyre mundesine e bashkepunimeve nderkombetare. Per te gjithe sipermarresit qe deshirojne te zhvillojne biznesin e tyre apo te rriten ne tregje te reja, projekti EEN eshte mundesia me e mire e ofruar pa asnje kosto shtese.
Nje nga bizneset e vizituara kete periudhe eshte Kantina Çobo, e cila ndodhet ne Berat. Vera Çobo lindi prej traditës familjare. Ajo është 100% produkt Shqiptar. Prodhohet nga të gjitha varietetet e rrushit që rritet në Shqipëri si dhe ambalazhohet në Shqipëri.
Kantina Çobo prodhon 5 verëra cilësore, Kashmer, Shesh i Zi, Shesh i Bardhë, E bardha e Beratit ,Trebiano,dhe dy raki, Raki me Arra dhe Raki Rrushi.
Kantina ka një potencial prodhimi deri në 100.000 shishe në vit dhe parashikohet që prodhimi të rritet për të plotësuar kërkesat e tregut sigurisht pa cënuar cilësinë e verës.