Vizita Door To Door ne kuader te Projektit EEN
Stafi i Dhomes se Tregtise dhe Industrise, Tirane si partnere e projektit EEN (Enterprise Europe Network) ka zhvilluar vizita Door To Door ne biznese shqiptare, per t’iu dhene atyre mundesine e bashkepunimeve nderkombetare. Per te gjithe sipermarresit qe deshirojne te zhvillojne biznesin e tyre apo te rriten ne tregje te reja, projekti EEN eshte mundesia me e mire e ofruar pa asnje kosto shtese.
Nje nga bizneset e vizituara kete periudhe eshte Kantina Dogjani, e cila ndodhet ne Kukes. Kjo kantine e cila ka rreth 5 vite qe operon, ofron lloje te ndryshme rakish si: raki manaferre, raki ftoi, raki qershie etj, si dhe lloje te ndryshme vererash.
Tashme kjo kantine eshte pjese e platformes EEN, duke shpresuar qe t’i sherbeje si nje mundesi njohjeje ne tregun europian dhe jo vetem.