Trajnim mbi Procesin e Fiskalizimit
Nisur nga kerkesat e bizneseve , mbi Ndryshimet e Fundit Legjislative, Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane do te vazhdoje organizimin e Trajnimit te Fiskalizimit
Trajnim mbi Procesin e Fiskalizimit “Per faturen dhe sistemin e monitorimit te qarkullimit”
Data: 29 Korrik
- Ky trajnim bazohet në ligjin Nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, si dhe në aktet nënligjore në zbatim të tij. Do të trajtohen konceptet e reja në lidhje me Faturën, pagesat me dhe pa para në dorë, procedurat që duhen ndjekur dhe elementet e nevojshëm për procesin e Fiskalizimit, si dhe zbatimi në praktikë nëpërmjet demonstrimit konkret, me qëllim finalizimin me sukses të kesaj reforme
KUSH MUND TE PERFITOJE
Trajnimi është i përshtatshëm për të gjithë subjektet tatimpagues, të cilët janë subjekt i ligjit nr.87/2019 “Për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” i ndryshuar, pavarësisht fiskalizimit nëse kanë përsona fizikë apo juridikë, etj
Tatimpaguesit qe, ne baze te Ligjit, kane detyrim per te leshuar fatura:
LEKTORE:
- Rozana Celmeta
Rozana Çelmeta, aktualisht Pergjegjese ne Sektorin e SHerbimit per Tatimpaguesit ne Drejtorine e Pergjithshme te Tatimeve, e ushtron kete detyre prej vitit 2008, nderkohe eshte pjese e Drejtorise se Pergjithshme te Tatimeve prej Qershor 2007.
Nje nder ekspertet me te mira ne fushen e Fiskalizimit dhe Trajnuese dhe Konsulente ne shume kompani dhe Institucione brenda dhe jashte Tiranes.
Me një përvojë 27 vjeçare në nivele drejtuese në sektorin privat dhe në Administratën Tatimore, sjell me një qasje konkrete të gjithë dijen që duhet të zotëroni; ndryshimet ligjore sipas paketave fiskale, rregullat e reja të fiskalizimit, menaxhimin e duhur në ndjekjen e procedurave tatimore. Duke ndërvepruar përmes shembujve të ilustruar dhe zgjidhjeve konkrete, znj.Çelmeta ofron ekspertizën për të cilën keni nevojë
METODOLOGJIA
Shembuj, pyetje pergjigje te mbledhura gjate konsultimit publik per projektligjin dhe bazuar ne pervojen e vendeve te tjera qe tashme kane nje sistem te ngjashem fiskalizimi
Detaje dhe shembuj te rinj pas dakortesimit te udhezimeve per ligjin e ri.
Zbatimi i legjislacionit nëpërmjet diskutimit të rasteve konkrete në praktikë
Trajnimi do te organizohet tek Dhoma e Tregtise dhe Industrise, Tirane.
29 Korrik
ora 16:00-19:00
Ne varesi te kerkesave tuaja, Trajnimi do te organizohet paralelisht dhe online, per ata, te cilet nuk do jene fizikisht.
Kompanite te cilat do konfirmojne ju lutem te na dergojne dhe problematikat kryesore qe duan te informohen ne lidhje me profesin e Fiskalizimit
Ju lutem gjeni bashkangjitur Programin e detajizuar per secilin Trajnim.
Ju lutem dergoni rregjistrimin sipas Interesit qe juve keni
PAGESA:
Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 50 Euro, ku përfshihen të gjitha materialet e punës dhe çertifikata në fund të secilit Trajnim
Afati I Aplikimit
29 Korrik
Ju lutem shikoni Programin bashkangjitur
Per me shume informacion , ju lutem na kontaktoni.
- Ajsela TELI
- Coordinator
- Chamber of Commerce & Industry Tirana
- Rruga e Kavajes, Bld 2/2
- 1001 Tirana, Albania
- Tel: +355 (0) 45 800 934 | Cel: +355 69 9712964
- E-mail: ajsela_teli@cci.al| Web: www.cci.al