Trajnim: Kodi i Punës

Trajnim: Kodi i Punës

Trajnim: Kodi i Punës

Lektor: Z. Ledio Milkani
Data: 27-28 Qershor 2018
Orari: 16:00-20:00
Vendi: DHTIT

QËLLIMI I PROGRAMIT TE TRAJNIMIT 

Pjesëmarrësit të jenë të aftë që në përfundim të trajnimit të kuptojnë ndërtimin e legjislacionit të punës, elementet ligjore dhe praktikë të pjesëve përbërese të legjislacionit dhe elementet më të rëndësishëm ligjore si dhe efektet e tyre lidhur me krijimin dhe zgjidhjen e marrëdhënies së punës/kontratës së punës individuale.

KUSH MUND TE PERFITOJE

Përfituesit janë juristë të shoqërive tregtare ose administratorë të tyre, persona fizike të cilët kanë numër të konsiderueshëm të punësuarish ose drejtues biznesesh të mesme ose drejtues burimesh njerëzore.

METODOLOGJIA

Një workshop-trajnim 2-ditor prej 4orësh në ditë (nga 16.00 -20:00)

Prezantime, diskutime në grup, punë në grup dhe prezantime nga grupet.

Përdorimi I rasteve të biznesit, pjesmarrje me raste konkrete nga trajnuesit.

Një qasje ku trajnuesit dhe pjesmarrësit do të ndajnë në grup shembujt dhe eksperiencat e tyre konkrete.

 

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 60 Euro.Për anetarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

 

LEKTOR: Z. Ledio Milkani

Ledio Milkani, themeluesi dhe administratori i “Praktikë Juridike” ka përfunduar studimet e larta jashtë vendit (MSC per Shkenca Juridike ).

Ka punuar si ekspert ligjor dhe i marredhenieve te punes në administratën publike. Ka punuar në disa institucione qëndrore (mes tyre Ministria e Punes,). Ka qënë pjesë e shërbimit civil, anëtar i komisioneve, komiteteve, bordeve dhe grupeve të ndryshme të punës për përgatitjen dhe zbatimin e legjsialcionit shqiptar në fushëm e punës, punësimit dhe formimit profesional, inspektimit të punës, legjislacionit për të huajt, për agjencitë private të punësimit, konventave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, Legjislacionit të Bashkimit Evropian, Kartës Sociale Europiane, Konventës së të Drejtave të Fëmijëve, Konventës e OKB për shitjen ndërkombëtare të mallrave, legjislacionit te sigurimeve, pensioneve private, etj. Ka qene anëtar i grupit negociator për nënshkrimin e MSA (Marrëveshjes së Stabilizimim Asociimit) nga viti 2003-2006 per (Kapitullin e Ceshtjeve Sociale dhe Marredheniet e Punes).Trajner i certifikuar nga ITAP (Instituti i Trajnimit të Administratës Publike sot (ASPA). Përgatitës dhe trajner i certifikuar nga ITAP në Trajnimin e Përgjithshëm te Niveleve të Larta Drejtues të Administratës Publike 2004-2005. Avokat i licensuar qe nga viti 2006 dhe ka ushtruar veprimtarinë si Këshilltar Ligjor & Biznesi, për shoqëri tregtare të ndryshme, Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë të Shqipërisë si dhe organizatave të ndryshme të punëdhënësve dhe organizatave të ndryshme sindikale. Ka qënë pjesë e bordeve drejtuese në shoqëri të ndryshme tregtare, drejtues në departamente ligjore etj.

PROGRAMI:

  • Përbërja dhe rëndësia e legjislacionit të punës në praktikë
  • Aspekte ligjore të ndërtimit të marrëdhënies së punës (kompani-punonjës)
  • Mbikqyrja e legjislacionit të punës dhe pasojat e shkeljes së tij
  • Aspekte ligjore dhe praktike të lidhjes së kontratës së punës
  • Procedura dhe dokumentacioni për zgjdhjen e kontratës individuale të punës
  • Elementët e rëndësishëm të përbërjes së kontratave individuale
  • Afatet dhe kohëzgajtja e kontratave individuale të punës

Për tu regjistruar plotesoni formularin e aplikimit perpara dates 26 Qershor ne kete link:

 

KONTAKT

Znj.Ornela Sulçe / Kordinatore Trajnimesh
Tel: + 355 (0) 45 800 934
E-mail:
ornela_sulce@cci.al

Rr:Kavajës, nd.2/2
1001 Tiranë/Shqipëri

Share this post