Thirrje për përzgjedhjen e kompanive përfituese nga shërbimet falas të ofruara nga projekti HISTEK TEST
THIRRJE PËR PËRZGJEDHJEN E KOMPANIVE PËRFITUESE NGA SHËRBIMET FALAS TË OFRUARA NGA PROJEKTI HISTEK TEST
HYRJE
Sektorët industrialë të teknologjisë së lartë, si në Itali ashtu edhe në tregun evropian, prej kohësh po përballen me vështirësi në rekrutimin e teknikëve të specializuar. Për të adresuar këtë mospërputhje midis tregut të punës dhe kërkesës së industrisë prodhuese, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës dhe partnerët italianë dhe malazezë të projektit HISTEK TEST, po punon për nisjen e një kursi ITS (Arsim Teknik i Lartë, Niveli 5 i EQF), i cili synon të trajnojë një profil profesional aktualisht shumë të nevojshëm për industrinë: “Teknik i Lartë për Mirëmbajtje Mekatronike të Avancuar.”
Ky profil profesional, i formuar mbi nevojat konkrete të kompanive, është një Specialist i Prodhimit Inteligjent (Smart Manufacturing), i aftë të integrojë teknologjitë digjitale, IoT (Internetin e Gjërave), sistemet e automatizimit dhe analizën e të dhënave për të optimizuar proceset e mirëmbajtjes (parandalimin e defekteve, garantimin e vazhdimësisë së prodhimit dhe reduktimin e kohës së ndalimit të makinerive).
Për kompanitë pjesëmarrëse, kjo do të sjellë rritje të besueshmërisë së impianteve dhe një ulje të ndjeshme të kostove dhe kohës së mirëmbajtjes.
Rruga e formimit, e bashkëhartuar drejtpërdrejt me kompanitë, do të zbatojë modelin ITS “shkollë–ndërmarrje”: mbi 40% e orëve totale të trajnimit do të zhvillohen drejtpërdrejt në kompani, duke përdorur një qasje të bazuar në kompetenca, projekte reale pune dhe praktika profesionale të targetuara.
Trajnimi do të zhvillohet në një mjedis transnacional, duke përfshirë studentë, kompani dhe institucione nga Italia, Shqipëria dhe Mali i Zi. Si rezultat, kompanitë me një orientim të fortë ndërkombëtar mund të përfitojnë në të ardhmen si nga personeli italian, ashtu edhe nga profesionistë që vijnë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo do të gjenerojë përfitime jo vetëm në aspektin e burimeve njerëzore, por edhe në mundësi të mundshme për tregje të reja.
Projekti HISTEK TEST përfaqëson kështu një mundësi konkrete për kompanitë që dëshirojnë të investojnë në aftësi profesionale, të forcojnë pozicionimin e tyre konkurrues dhe të angazhohen në një dialog të strukturuar me sistemin e arsimit teknik të avancuar.
OBJEKTIVI I THIRRJES
Programi i trajnimit që do të nisë kërkon një fazë bashkëhartimi dhe testimi në nivel ekzekutiv, i cili do të realizohet së bashku me kompanitë nga rajoni i Pulias (Itali), me qëllim përshtatjen e iniciativës me nevojat reale të sektorit të prodhimit.
Kjo thirrje synon përzgjedhjen e 3 kompanive shqiptare për t’u përfshirë në aktivitetet e projektit HISTEK TEST, sipas metodave, kërkesave dhe kushteve të përcaktuara më poshtë.
Në kuadër të HISTEK TEST, kompanitë nuk janë vetëm përfituese të aktiviteteve dhe mundësive “pa pagesë”, por edhe aktorë kyç në fazat e testimit dhe validimit të projektit.
MUNDËSI PËR KOMPANITË PJESËMARRËSE
Projekti HISTEK TEST do t’u ofrojë kompanive të përzgjedhura akses në një sërë aktivitetesh pa pagesë, të planifikuara nga Marsi 2026 deri në Tetor 2027, duke u mundësuar atyre që të:
• zhvillojnë aftësi të brendshme në menaxhimin e programeve të arsimit dual;
• njihen me metodologji inovative trajnimi duke përdorur laboratorë virtualë;
• marrin pjesë në rrjete ndërkombëtare dhe procese krahasuese (benchmarking);
• kontribuojnë në bashkëhartimin e kurrikulave ITS të Nivelit 5 të EQF për përgatitjen e profesionistëve të gatshëm për tregun e punës.
Në mënyrë specifike, katër kompanitë e përzgjedhura do të përfitojnë nga aktivitetet e mëposhtme, plotësisht pa pagesë dhe të mbuluara nga projekti HISTEK TEST:
AKTIVITETE TRAJNIMI
• Trajnim online i një eksperti të kompanisë dhe certifikimi përfundimtar i kompetencave:
Çdo kompani përfituese do të përzgjedhë sipas dëshirës një përfaqësues të brendshëm (p.sh. pronar, partner, menaxher, drejtues, specialist teknik). Katër individët e përzgjedhur do të ndjekin një kurs trajnimi mbi sistemin dual, i zhvilluar plotësisht online dhe në gjuhën angleze. Programi i trajnimit sinkron do të përfshijë modulet e mëposhtme:
▪ Metodologjia për hartimin dhe zhvillimin e kurseve teorike në fusha të teknologjisë së lartë (24 orë);
▪ Metodologjia për hartimin dhe zbatimin e programeve të mësimit në vendin e punës në fusha të teknologjisë së lartë, duke përfshirë trajnimin mbi përdorimin e laboratorëve virtualë (24 orë);
▪ Metodologjia për hartimin dhe menaxhimin e programeve të praktikës profesionale, me fokus në mobilitetin virtual (24 orë);
▪ Përzgjedhja e personelit (16 orë).
Në përfundim të programit, pjesëmarrësit do të pajisen me një certifikim që i kualifikon për të ofruar trajnim në Nivelin 5 të EQF, i lëshuar nga sistemi i Dhomave të Tregtisë, duke u mundësuar atyre të veprojnë si trajnerë të kualifikuar në programet ITS dhe në sistemet e arsimit teknik të avancuar.
• HISTEK Camp, një program trajnimi transnacional, fizik (me prezencë), që përfshin përmbajtje të avancuara, strategji inovative të mësimdhënies dhe aftësi praktike. Një përfaqësues nga secila kompani e përzgjedhur mund të marrë pjesë pa pagesë në një iniciativë njëjavore të organizuar nga ITS Academy A. Cuccovillo në rajonin e Pulias (Itali). Kampi do të përfshijë instruktorë ITS, kompani dhe studentë nga tre vendet pjesëmarrëse. Trajnimi do të fokusohet gjithashtu në përdorimin e mjeteve virtuale të mësimdhënies dhe do të përfshijë momente integrimi, shkëmbimi përvojash dhe ndërveprimi social.
HISTEK Camp do të shërbejë si një mundësi kyçe për përcaktimin e përbashkët të kurrikulës transnacionale të Nivelit 5 të EQF. Janë planifikuar sesione informuese mbi laboratorët virtualë të zhvilluar nga projekti, si dhe trajnim ndërkulturor që synon reduktimin e barrierave në menaxhimin e personelit.
• AKTIVITETE NDËRKOMBËTARIZIMI:
Katër kompanitë përfituese do të marrin pjesë gjithashtu në aktivitete që synojnë forcimin e marrëdhënieve me kompani dhe institucione italiane dhe malazeze, përmes veprimeve të mëposhtme:
o Vizita studimore krahasuese (Benchmarking Tours): Do të organizohen vizita studimore në rajonin e Pulias, gjatë të cilave kompanitë përfituese do të presin në ambientet e tyre prodhuese kompani të përzgjedhura shqiptare dhe malazeze. Nga ana tjetër, kompanitë nga Pulia do të vizitojnë kompanitë partnere jashtë vendit përmes një turi në Shqipëri dhe një në Mal të Zi. Këto iniciativa do t’u mundësojnë kompanive dhe institucioneve nga tre vendet të takohen, të vizitojnë impiantet, të kuptojnë nevojat teknologjike dhe të burimeve njerëzore dhe të eksplorojnë mundësi të përbashkëta biznesi.
o Collaborative Learning Factory: Kompanitë nga Pulia do të bëhen pjesë e komunitetit HISTEK, duke bashkëpunuar me sipërmarrës shqiptarë dhe malazezë, si dhe me përfaqësues të sistemit arsimor. Aktivitetet do të përfshijnë socializim, testim dhe mësim të bazuar në punë, duke nxitur bashkëpunimin ndërkombëtar dhe ndërtimin e marrëdhënieve.
• AKTIVITETE BASHKËHARTIMI DHE TESTIMI për profilin “Teknik i Lartë për Mirëmbajtje Mekatronike të Avancuar” (EQF 5), duke kontribuar në mënyrë aktive në përcaktimin e profileve profesionale dhe përmbajtjes së trajnimit për përgatitjen e të rinjve të gatshëm për tregun e punës, pa kosto për kompaninë.
o Fokus-grup (rreth 3 orë, fizikisht dhe/ose online), me pjesëmarrjen e kompanive përfituese, Unioncamere Puglia dhe ITS Academy A. Cuccovillo, me qëllim përshtatjen e kurrikulave të trajnimit me nevojat reale të kompanive.
o TESTIMI I PROCESEVE TË TRAJNIMIT, që u mundëson kompanive të eksperimentojnë dhe të validonin programet e hartuara të trajnimit në kontekste reale, duke përfshirë edhe mundësinë e bashkë-mësimdhënies së moduleve të bashkëhartuar, në varësi të mundësive teknike dhe organizative.
* Kompanitë e përzgjedhura duhet të marrin pjesë detyrimisht në aktivitetet e mësipërme përmes një përfaqësuesi të kompanisë, i cili mund të ndryshojë me kalimin e kohës.
KRITERET E PRANUESHMËRISË
Thirrja është e hapur për kompanitë me seli të regjistruar ose njësi lokale në Shqipëri, që operojnë në një ose më shumë nga sektorët e mëposhtëm:
• Prodhimi i makinerive dhe pajisjeve industriale;
• Prodhimi i automjeteve motorike ose i komponentëve të tyre;
• Prodhimi i trenave, anijeve, avionëve ose i komponentëve të tyre;
• Prodhimi i kompjuterëve, pajisjeve elektrike, elektronike dhe optike;
• Riparimi, mirëmbajtja dhe instalimi i makinerive dhe pajisjeve industriale;
• Kërkimi shkencor i aplikuar dhe transferimi i teknologjisë në fushat e inxhinierisë mekanike, elektrike, hidraulike ose mjedisore.
PROCEDURA E APLIKIMIT
Kompanitë e interesuara mund të aplikojnë duke plotësuar pyetësorin e disponueshëm në linkun e mëposhtëm:
https://forms.gle/iEv7w9SLiVP5Q1fP8
Aplikantët duhet të ngarkojnë profilin/CV-në e kompanisë në format PDF. Nuk lejohen metoda të tjera aplikimi; aplikimet e paplota ose ato që mungojnë në plotësimin e fushave të detyrueshme do të konsiderohen të papranueshme.
Aplikimet duhet të dorëzohen nga ora 12:00 e datës 16/02/2026 deri jo më vonë se ora 12:00 e datës 16/03/2026.
KRITERET E VLERËSIMIT
Aplikimet e paraqitura nga kompanitë do të vlerësohen nga një komision i posaçëm i përbërë nga përfaqësues të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë dhe Universitetit “Aleksandër Moisiu”, Durrës, mbi bazën e kritereve të paracaktuara, të qarta dhe transparente, të përcaktuara në përputhje me objektivat e projektit HISTEK TEST dhe me informacionin e kërkuar në pyetësorin e përzgjedhjes.
Vlerësimi do të marrë në konsideratë si kriteret objektive, si shkalla e ndërkombëtarizimit të kompanisë dhe përputhshmëria e aktiviteteve të saj me temat e projektit, ashtu edhe kriteret cilësore, që lidhen me motivimin për të marrë pjesë dhe gatishmërinë për të vepruar në kontekste bashkëpunimi ndërkombëtar dhe transnacional. Gjithashtu, do të vlerësohet edhe pjesëmarrja e mëparshme e kompanive në klasterin HISTEK, e cila do të konsiderohet si kriter preferencial.
Pikët do të jepen ekskluzivisht mbi bazën e përgjigjeve të dhëna në pyetësorin e aplikimit, sipas një matrice vlerësimi të paracaktuar, me qëllim garantimin e paanshmërisë, gjurmueshmërisë dhe trajtimit të barabartë të të gjitha kompanive pjesëmarrëse.
Fusha e Vlerësimit
Pesha %
Rëndësia e kompanisë 20
Përputhshmëria me aktivitetet e HISTEK TEST 30
Niveli i ndërkombëtarizimit 20
Bashkëpunimi me Italië dhe/ose Malin e Zi 5
Gatishmëria e kompanisë për bashkëpunim dhe trajnim 20
Përvoja e mëparshme në Klasterin HISTEK* 5
Total 100
Për secilën nga këto fusha vlerësimi, çdo anëtar i jurisë do të japë një pikëzim nga 1 deri në 5. Pikët do të peshohen sipas përqindjeve të treguara në tabelë. Totali do të llogaritet duke mbledhur vlerësimet e secilit anëtar të jurisë.
* Vetëm për parametrin “Përvoja e mëparshme në Klasterin HISTEK”, vlerësimi do të jetë 0 për JO dhe 5 për PO.
INFORMACION MBI PROJEKTIN HISTEK TEST
HISTEK TEST financohet nga Programi Interreg VI-A IPA South 2021–2027 dhe përfshin partnerët e mëposhtëm:
• Fondacioni ITS Academy Antonio Cuccovillo (Partneri Kryesor)
• Unioncamere Puglia
• Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
• Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës
• Dhoma e Ekonomisë së Malit të Zi
• Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit të Malit të Zi.
Projekti HISTEK TEST synon të:
• përmirësojë cilësinë e ofrimit të trajnimit;
• rrisë konkurrueshmërinë e kompanive, veçanërisht të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (SME);
• forcojë kapitalin njerëzor;
• reduktojë largimin e trurit (brain drain);
• harmonizojë ofertën e Arsimit dhe Formimit Teknik të Lartë (HVET) me Strategjitë Rajonale të Specializimit Inteligjent;
• menaxhojë qeverisjen ndërkufitare të arsimit përmes bashkëpunimit dhe integrimit.
NJOFTIM PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE
Në përputhje me nenin 13 të GDPR (Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave) 679/2016, ju informojmë se:
a) Kontrolluesi i të dhënave është Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, me seli në Rruga e Kavajës, Pallati 2/2, 1001, NIPT: J62130004U.
b) Të dhënat e kontaktit të Oficerit për Mbrojtjen e të Dhënave janë: EMRI I OFICERIT, i cili mund të kontaktohet për ushtrimin e të drejtave të parashikuara në nenin 12 të GDPR dhe/ose për çdo sqarim në lidhje me mbrojtjen e të dhënave dhe të dhënat personale.
c) Të dhënat personale dhe specifike të kandidatëve, që vihen në dispozicion të Administratës, përpunohen për qëllime që lidhen me këtë proces përzgjedhjeje publike.
d) Përpunimi bazohet në parimet e drejtësisë, ligjshmërisë, transparencës dhe mbrojtjes së konfidencialitetit dhe të drejtave të kandidatëve.
e) Ofruesit e shërbimeve të përfshira në këtë proces përzgjedhjeje mund të kenë akses në të dhënat personale të kandidatëve. Këto subjekte veprojnë si përpunues të të dhënave, të autorizuar për përpunimin e tyre dhe si administratorë të sistemeve.
f) Të dhënat e kandidatëve do të ruhen për periudhën e nevojshme për përfundimin e procesit. Pas kësaj periudhe, ato mund të ruhen, në përputhje me legjislacionin përkatës, në rast të detyrimeve të mëtejshme ligjore për ruajtje.
g) Dhënia e të dhënave personale është e detyrueshme për të marrë pjesë në këtë thirrje për aplikim.
h) Të dhënat personale të kandidatëve do të përpunohen përmes metodave të kompjuterizuara dhe/ose elektronike dhe/ose në formë fizike (letër), me qëllim garantimin e konfidencialitetit dhe sigurisë së tyre.
i) Të dhënat personale të kandidatëve nuk do të transferohen në një vend të tretë ose organizatë ndërkombëtare.
Kandidatët mund të ushtrojnë në çdo kohë të drejtat e tyre për:
• të aksesuar të dhënat e tyre personale;
• të kërkuar korrigjimin ose fshirjen e të dhënave, ose kufizimin e përpunimit të tyre;
• të tërhequr pëlqimin, kur është e zbatueshme; tërheqja e pëlqimit nuk ndikon në ligjshmërinë e përpunimit të kryer mbi bazën e pëlqimit para tërheqjes së tij;
• portabilitetin e të dhënave, kur është e zbatueshme;
• të kundërshtuar përpunimin;
• të paraqitur ankesë pranë Autoritetit Mbikëqyrës (Autoriteti për Mbrojtjen e të Dhënave Personale).
PERSONI PËRGJEGJËS
Personi përgjegjës për procedurën është znj. Aris Tasho, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë. Për çdo informacion mbi thirrjen, ju lutemi kontaktoni në adresën e emailit: aris_tasho@cci.al.
—————————————–
CALL FOR THE SELECTION OF COMPANIES BENEFITING FROM FREE SERVICES PROVIDED BY THE HISTEK TEST PROJECT
INTRODUCTION
High-technology industrial sectors, both in Italy and across the European market, have long been facing difficulties in recruiting specialized technicians. To address this mismatch between the labor market and manufacturing demand, Chamber of Commerce and Industry of Tirana, in collaboration with University Aleksander Moisiu Durres and the Italian and Montenegrin partners of the HISTEK TEST project, is working on the launch of an ITS course (Higher Technical Education, EQF Level 5) aimed at training a professional figure that is currently critical for the industry: the “Higher Technician for Advanced Mechatronic Maintenance.”
This professional profile, trained on the concrete needs of companies, is a Smart Manufacturing Specialist capable of integrating digital technologies, IoT, automation systems, and data analysis to optimize maintenance processes (prevent failures, ensure production continuity, and reduce machine downtime). For participating companies, this will result in increased plant reliability and a significant reduction in maintenance costs and time.
The training pathway, co-designed directly with companies, will adopt the ITS “school–enterprise” model: over 40% of the total training hours will take place directly within companies, using a competence-based approach, real project work, and targeted internships.
Training will take place in a transnational environment, involving students, companies, and institutions from Italy, Albania, and Montenegro. As a result, companies with a strong international outlook may benefit in the future from both Italian personnel and professionals coming from Albania and Montenegro. This will generate advantages not only in terms of human resources, but also in potential market opportunities.
HISTEK TEST therefore represents a concrete opportunity for companies wishing to invest in skills, strengthen their competitive positioning, and engage in a structured dialogue with the advanced technical education system.
OBJECTIVE OF THE CALL
The training pathway to be launched requires a phase of executive co-design and testing, to be carried out together with Apulian companies to tailor the initiative to the real needs of the production sector.
This Call therefore aims to select 3 Albanian companies to be involved in the project activities provided by HISTEK TEST, according to the methods, requirements, and conditions specified below.
Within HISTEK TEST, companies are not only beneficiaries of “free of charge” activities and opportunities, but also key players in the experimentation and validation phases of the project.
OPPORTUNITIES FOR THE PARTICIPATING COMPANIES
The HISTEK TEST project will offer selected companies access to a set of free activities, scheduled between March 2026 and October 2027, allowing them to:
• develop internal skills in managing dual education pathways;
• learn innovative training methodologies using virtual laboratories;
• participate in international networking and benchmarking;
• contribute to the co-design of EQF Level 5 ITS curricula to train job-ready talent.
Specifically, the four selected companies will benefit from the following activities, entirely free of charge and fully covered by the HISTEK TEST project:
TRAINING ACTIVITIES
o Online training of a company expert and final certification of competencies: Each beneficiary company will identify one internal representative at its discretion (e.g. owner, partner, manager, executive, technical specialist). The four selected individuals will attend a dual-system training course, delivered entirely online and in English. The synchronous training program will consist of the following modules:
Methodology for designing and delivering theoretical courses on high-technology topics (24 hours);
Methodology for designing and implementing work-based learning pathways in high-technology fields, including training on the use of virtual laboratories (24 hours);
Methodology for designing and managing internship pathways, with a focus on virtual mobility (24 hours);
Personnel selection (16 hours).
At the end of the program, participants will obtain a certification qualifying them to deliver EQF Level 5 training, issued by the Chamber of Commerce system, enabling them to act as qualified trainers within ITS pathways and higher technical education systems.
o HISTEK Camp, a transnational, in-person training program featuring advanced content, innovative teaching strategies, and practical skills. One representative from each selected company may participate free of charge in a one-week initiative organized by ITS Academy A. Cuccovillo in Puglia. The Camp will involve ITS instructors, companies, and students from the three participating countries. Training will also focus on the use of virtual teaching tools and will include moments of integration, experience sharing, and social interaction.
The HISTEK Camp will serve as a key opportunity to jointly define the transnational EQF Level 5 curriculum. Information sessions on the virtual laboratories developed by the project are planned, along with multicultural training aimed at reducing barriers in personnel management.
• INTERNATIONALIZATION ACTIVITIES: The four beneficiary companies will also take part in activities aimed at strengthening relationships with Italian and Montenegrin companies and institutions, through the following actions:
o Benchmarking Tours: Study visits will be organized in Puglia, during which the beneficiary companies will host selected Albanian and Montenegrin companies at their production sites. In turn, Apulian companies will visit partner companies abroad through one tour in Albania and one in Montenegro. These initiatives will allow companies and institutions from the three countries to meet, visit facilities, understand technological and human resource needs, and explore joint business opportunities.
o Collaborative Learning Factory: Apulian companies will become part of the HISTEK community, working alongside Albanian and Montenegrin entrepreneurs and education system representatives. Activities will include socialization, testing, and work-based learning, fostering international cooperation and relationship-building.
• CO-DESIGN AND TESTING ACTIVITIES “Higher Technician for Advanced Mechatronic Maintenance” (EQF 5), actively contributing to the definition of professional profiles and training contents to prepare job-ready young talents at no cost to the company.
o Focus group (approximately 3 hours, in person and/or online) involving beneficiary companies, Unioncamere Puglia, and ITS Academy A. Cuccovillo, aimed at aligning training curricula with real company needs.
o TESTING TRAINING PROCESSES, allowing companies to experiment with and validate the designed training pathways in real contexts, including possible co-teaching of co-designed modules, depending on technical and organizational availability.
*Selected companies must mandatorily participate in the above activities through a company representative, who may change over time.
ELIGIBILITY REQUIREMENTS
The Call is open to companies with a registered office or local unit in Albania, operating in one or more of the following sectors:
• Manufacturing of industrial machinery and equipment;
• Manufacturing of motor vehicles or components;
• Manufacturing of trains, ships, aircraft, or components;
• Manufacturing of computers, electrical, electronic, and optical equipment;
• Repair, maintenance, and installation of industrial machinery and equipment;
• Applied scientific research and technology transfer in mechanical, electrical, hydraulic, or environmental engineering.
APPLICATION PROCEDURE
Interested companies may apply by completing the questionnaire available at the following link: https://forms.gle/iEv7w9SLiVP5Q1fP8
HISTEK TEST – Call for Albanian companies – Google Forms
Applicants must upload a company profile/CV in PDF format. No other application methods are allowed; incomplete applications or those missing mandatory fields will be deemed inadmissible.
Applications must be submitted from 12:00 on 16/02/2026 to no later than 12:00 on 16/03/2026.
EVALUATION CRITERIA
Applications submitted by companies will be evaluated by a special commission made up of representatives from Chamber of Commerce and Industry of Tirana and University Aleksander Mosiu Durres on the basis of predefined, clear and transparent criteria, defined in line with the objectives of the HISTEK TEST project and with the information requested in the selection questionnaire.
The evaluation will take into account both objective criteria, such as the degree of internationalisation of the company and the consistency of its activities with the project’s themes, and qualitative criteria, relating to motivation to participate and willingness to operate in international and transnational collaborative contexts. In addition, the previous participation of companies in the HISTEK cluster will also be evaluated, which will be a preferential criterion.
Scores will be awarded exclusively on the basis of the answers provided in the application questionnaire, according to a predefined evaluation grid, in order to ensure impartiality, traceability and equal treatment among all participating companies.
Evaluation Area
Weight %
Company relevance 20
Alignment with HISTEK TEST activities 30
Level of internationalization 20
Collaboration with Albania and/or Montenegro 5
Company’s propensity for collaboration and training 20
Previous experience within the HISTEK Cluster* 5
Total 100
For each of these assessment areas, each juror will assign a score ranging from 1 to 5. The scores will be weighted based on the weights indicated in the table. The total will be calculated by adding up the votes of the individual jurors.
*For the parameter “Previous experience in the HISTEK Cluster” only, the score will be 0 for NO and 5 for YES.
INFORMATION ON THE HISTEK TEST PROJECT
HISTEK TEST is funded by the Interreg VI-A IPA South Programme 2021–2027 and involves the following partners:
• ITS Academy Antonio Cuccovillo Foundation (Lead Partner)
• Unioncamere Puglia
• Tirana Chamber of Commerce and Industry
• Aleksander Moisiu University of Durrës
• Chamber of Economy of Montenegro
• Ministry of Education, Science and Innovation of Montenegro.
The HISTEK TEST project aims to:
• improve the quality of training provision;
• enhance company competitiveness, especially SMEs;
• strengthen human capital;
• reduce brain drain;
• align HVET offerings with regional Smart Specialisation Strategies;
• manage cross-border education governance through cooperation and integration.
DATA PROTECTION NOTICE
Pursuant to Article 13 of the GDPR (General Data Protection Regulation) 679/2016, we hereby inform you that:
a) the data controller is Chamber of Commerce and Industry of Tirana, with registered office in Kavaja Street Bld 2/2,1001 VAT: J62130004U
b) The contact details of the Data Protection Officer are: NAME OF THE OFFICER, who can be contacted to exercise the rights referred to in Article 12 of the GDPR and/or for any clarifications regarding data protection and personal data.
c) personal and specific data concerning candidates, which come into the possession of the Administration, are processed for purposes related to this public selection process;
d) processing is based on principles of fairness, lawfulness, transparency and protection of the confidentiality and rights of candidates;
e) the providers of the services covered by this selection process may become aware of the personal data of candidates. These parties act as data processors, authorised to process data, and system administrators.
f) Candidates’ data will be stored for the period necessary to complete the process. At the end of this period, it may be stored, in accordance with the relevant regulations, in the event of further storage obligations provided for by law;
g) the provision of personal data is mandatory in order to participate in this call for applications;
h) candidates’ personal data will be processed using computerised and/or electronic and/or paper-based methods, in order to guarantee their confidentiality and security
i) candidates’ personal data will not be transferred to a third country or international organisation.
Candidates may, at any time, exercise their rights:
• to access their personal data;
• to obtain the rectification or erasure of such data or the restriction of processing concerning them;
• to withdraw consent, where applicable; withdrawal of consent shall not affect the lawfulness of processing based on consent before its withdrawal;
• to data portability, where applicable;
• to object to processing;
• to lodge a complaint with the Supervisory Authority (Privacy Guarantor).
RESPONSIBLE OFFICER
The person responsible for the procedure is Ms. Aris Tasho, Chamber of Commerce and Industry of Tirana. For any information about the call, please contact the him/her by sending an email aris_tasho@cci.al .