THIRRJE E HAPUR PËR INOVATORËT E RINJ
Ide Inovatore dhe Projekt Biznesi për një Rritje të qëndrueshme dhe Inovative të sektorit Agro-Ushqimor.
Projekti Balkanet – “Mbështetja e kapaciteteve të SME-ve për rritjen e tyre në tregjet rajonale, kombëtare dhe ndërkombetare, dhe përfshirja e tyre në proceset inovative”, pjesë e Programit INTERREG Balkan-Mediterranean 2014-2020, i financuar nga fondet e Bashkimit Evropian dhe vendeve partnere si Greqia, Qipro, Bullgaria dhe Shqiperia, ka për qëllim përmirësimin e inovacionit në sektorin e biznesit Agro-ushqimor.
Projekti ka për focus agro-ushqimin, si një fushë e rëndësishme ekonomike e rajonit dhe duke u fokusuar, kryesisht në zhvillimin e tregut agro-ushqimor, përmes një modeli pilot ndërkombetar të rrjetit të aktorëve lokale të interesit (SME-ve, institucioneve, qendrave kërkimore, inovatorëve të rinj dhe shoqërisë civile) dhe transferimin e praktikave më të mira inovative.
Në kuadër të projektit pasi do të plotësohen formularë nga sipërmarrje ekzituese, do të identifikohen, analizohen dhe do hidhen në një platformë praktikat më të mira, të reja dhe ekzistuese në fushën e agro-ushqimit, dhe modelet inovative të biznesit.
Thirrja e hapur për idetë inovatorë, do të ketë si fokus gjithashtu, individë të rinj, përfaqësues të cilët janë nën moshën 35 vjec.
Idetë që do të përzgjidhen duhet të kenë eksperiencë në sektorët si më poshtë vijon:
– ide inovative për të përmirësuar cilësinë dhe/ose sasinë e produkteve agro-ushqimore
– ide inovative për të përmirësuar cilësinë dhe/ose sasinë e të mbjellave/ korrjeve bujqësore
– ide inovative për përmirësimin në rritje të sistemit bujqësor
– ide inovative për të përmirësuar sistemin e ambalazhimit të fushës agro-ushqimore
– ide inovative për të përmirësuar sistemin e shpërndarjes dhe tregtisë
Mënyra e prezantimit dhe dorëzimit të ide-projekteve do të jetë:
Çdo sipërmarrës, paraqet idenë e vet maksimalisht në 3 dosje, duke bashkëngjitur foto dhe video, nëse është e nevojshme.
Këto ide do të përzgjidhen nga një thirrje e cila do të jetë e hapur nga data 15 Nëntor 2018 deri në 25 Janar 2019 duke përdorur formatin bashkelidhur
Aplikimet pas kësaj date nuk do të merren në shqyrtim.
Idetë inovative të paraqitura, do të bëhen të dukshme vizualisht dhe do të promovohen në platformën e projektit Balkanet, si dhe përgjatë aktiviteteve të projektit, duke qenë pjesë e Festivalit Transkombëtar të Agro-Ushqimit.
Për informacione më të detajuara, mos hezitoni të na kontaktoni nëpërmjet:
Email: jonida_haxhillari@cci.al
Tel: +355699727952
Adresa: Rruga e Kavajës, Ndërtesa 2, Hyrja 2
Personi i kontaktit: Jonida Haxhillari