Takimi i parë i projektit “DERHE” në Slloveni

Takimi i parë i projektit “DERHE” në Slloveni

Në kuadër të programit Erasmus+, partnerët e projektit “DERHE” zhvilluan takimin fillestar në datën 14.02.2024, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Ljubljanë, Slloveni.

Ky takim i parë nisi me prezantimin e secilit pjesëmarrës. Sekretarja e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, znj. Albana Laknori prezantoi rolin dhe shërbimet e DHTIT, si një institucion ku biznesi takon vizionin dhe inovacionin.

Gjatë prezantimit, u theksua roli i Dhomës së Tregtisë si thelbi i zhvillimit të biznesit dhe vendi ku lindin partneritete të fuqishme dhe mundësitë shndërrohen në projekte të suksesshme, duke synuar krijimin e një atmosferë ku inkurajohet inovacioni dhe zhvillimi i biznesit është i vlerësuar.

Takimi u pasua me paketën e punës për secilin nga partnerët.

Në përfundim të takimit, partnerët patën mundësinë të eksploronin më mirë ambientet e fakultetit. Gjatë këtij turi, partnerët u njohën me hapësirat mësimore, laboratorët e teknologjisë, veçanërisht të robotikës.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.