Takimi i Dhomës së Tregtisë në Tiranë: Rritja e konkurueshmërisë për SME-të në Shqipëri
Dhoma e Tregtisë së Industrisë Tiranë organizoi takimin në kuadër të projektit “ValueFacturing SMEs”, financuar nga Bashkimi Europian. Qëllimi i këtij projekti është rritja e konkurrueshmërisë së Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme (SME-ve) në sektorin e prodhimit në zinxhirët e vlerave globale përmes dialogut social.
Në këtë takim morën pjesë partnerët e projektit: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Confimindustria, Sindikata FIM CISL LOMBARDIA, Fondacioni ADAPT, Aleanca Digjitale Evropiane SME (Belgjikë), Dhoma e Tregtisë Budapest/Hungari dhe përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë së Shqipërisë. Gjithashtu, të pranishëm ishin dhe Z. Giovanni Turturielo, Atashe tregtar pranë Ambasadës Italiane si edhe përfaqësues nga shoqata të ndryshme të biznesit.
Znj. Albana Laknori, Sekretare e Përgjithshme e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe partnerët e projektit theksuan rëndësinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme për ekonominë shqiptare dhe nevojën për të përmirësuar tregun dhe konkurrueshmërinë, veçanërisht në kontekstin e hapjes së negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Projekti në fjalë synon evidentimin e praktikave më të mira dhe nisma të përbashkëta me vendet e Bashkimit Europian për të përmirësuar tregun dhe konkurrueshmërinë në zinxhirin e vlerave.
Në këtë takim partnerët vunë theksin se nëpërmjet bashkëpunimit, Dhomat e Tregtisë, Shoqatat dhe Sindikatat duhet të bashkëveprojnë për të adresuar si një të vetëm çdo problematikë që hasin bizneset.
Ky projekt i BE-së shërben për të diskutuar mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen SME-t në kontekstin e integrimit evropian dhe globalizimit.