Takim konsultativ me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve mbi përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve joushqimore
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka, bashkë me përfaqësues të bizneseve anëtare të DHTIT, zhvilluan një takim konsultativ me Sekretariatin e Këshillit të Investimeve.
U diskutua për përmirësimin e konkurrueshmërisë së produkteve joushqimore në tregun shqiptar dhe aksesin e tyre në tregun e BE-së.
Biseda u përqendrua në çështje si:
- Adresimi i barrierave jotarifore; kapërcimi i pengesave në lidhje me eksportet rajonale dhe të BE-së
- Harmonizimi i specifikimeve teknike të produkteve joushqimore brenda infrastrukturës së cilësisë
- Identifikimi i mundësive unike për të eksportuar produkte joindustriale në tregjet evropiane
- Rritja e ndërgjegjësimit në aspektin ligjor dhe rregullator
- Ofrimi i asistencës dhe udhëzimeve të nevojshme institucionale
Theksuam nevojën dhe angazhimin për të kontribuar në përmirësimin e kuadrit rregullator dhe mirëfunksionimin e tregjeve, në drejtim të rritjes së konkurrueshmërisë së produkteve shqiptare, nëpërmjet stimujve e masave për lehtësimin e eksporteve, ndërtimit të kapaciteteve dhe sigurimit të mbështetjes institucionale për zgjerim në tregun global.