SKEDA : TechSov4Futures – Social Dialogue for Digital Sovereignty in the Workplace
Akronimi: TechSov4Futures
Nr. i projektit: 101262673
Programi / Thirrja: SOCPL-2025-SOC-DIALOG – Support for Social Dialogue
Lloji i projektit: SOCPL Project Grant
Autoriteti financues: Komisioni Evropian
Kohëzgjatja: 36 muaj
Partneriteti: TechSov4Futures bashkon organizata të punëdhënësve, dhoma tregtie, organizata evropiane, institucione kërkimore dhe partnerë socialë nga disa vende evropiane.
Koordinator:
- CONFIMI INDUSTRIA – Confederazione dell’Industria Manifatturiera Italiana e dell’Impresa Privata – Itali
Partnerët përfitues:
- Confartigianato Imprese Bergamo – Itali
- European DIGITAL SME Alliance – Belgjikë
- Connect Europe – Belgjikë
- Fondazione ADAPT – Itali
- Confederación de Organizaciones Empresariales de Castilla y León (CEOE) – Spanjë
- Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT) – Shqipëri
- Budapesti Kereskedelmi és Iparkamara / Budapest Chamber of Commerce and Industry – Hungari
Entitete të lidhura:
- Confimi Industria Bergamo – Itali
- Confimi Industria Digitale – Itali
- ADAPT – Associazione per gli Studi Internazionali e Comparati sul Diritto del Lavoro e sulle Relazioni Industriali – Itali
Partnerë të asociuar:
- Regional Council of Apulia – Itali
- UNI Europa – Belgjikë
- Confimi Puglia – Itali
Partneriteti përfshin organizata nga nivele të ndryshme – evropiane, kombëtare, rajonale dhe sektoriale – duke mundësuar që temat e sovranitetit digjital dhe dialogut social të trajtohen si nga këndvështrimi i bizneseve dhe SME-ve, ashtu edhe nga ai i institucioneve, kërkimit dhe përfaqësimit të punonjësve.
Buxheti total i projektit: 830,719.11 EUR
Kontributi maksimal i BE-së: 747,647.21 EUR
Norma e financimit: 90%
Rreth projektit
TechSov4Futures – Social Dialogue for Digital Sovereignty in the Workplace synon të forcojë kapacitetet e organizatave të punëdhënësve për t’u angazhuar në mënyrë aktive në dialogun social dhe për të kontribuar në formësimin e transformimit digjital të Evropës në përputhje me vlerat demokratike, të drejtat themelore dhe autonominë strategjike evropiane.
Projekti trajton sfidat që lidhen me rritjen e varësisë nga teknologjitë digjitale të huaja, veçanërisht në fusha si inteligjenca artificiale, qeverisja e të dhënave dhe shërbimet cloud. Në këtë kontekst, ai analizon se si digjitalizimi po ndryshon rolin e organizatave të punëdhënësve dhe mënyrën se si ato përfaqësojnë interesat e bizneseve në proceset e politikëbërjes dhe dialogut social.
TechSov4Futures kombinon kërkimin e aplikuar, shkëmbimin e eksperiencave, ngritjen e kapaciteteve dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke përfshirë aktorë nga nivelet evropiane, kombëtare, rajonale dhe sektoriale.
Objektivat kryesore
Projekti synon:
- të forcojë kapacitetet e organizatave të punëdhënësve për të marrë pjesë në dialogun social mbi transformimin digjital;
- të analizojë ndikimin e inteligjencës artificiale, qeverisjes së të dhënave, platformave digjitale dhe teknologjive të reja mbi bizneset dhe marrëdhëniet e punës;
- të rrisë aftësinë e organizatave të biznesit për të përfaqësuar interesat e SME-ve në politikat e transformimit digjital;
- të nxisë shkëmbimin e njohurive dhe praktikave ndërmjet vendeve dhe sektorëve të ndryshëm;
- të krijojë instrumente praktike për ngritjen e kapaciteteve dhe dialogun social digjital;
- të zhvillojë një Community of Practice shumëgjuhëshe për shkëmbimin e vazhdueshëm të njohurive dhe eksperiencave;
- të kontribuojë në politikat evropiane mbi sovranitetin digjital, inteligjencën artificiale, qeverisjen e të dhënave dhe qëndrueshmërinë institucionale.
Aktivitetet kryesore
TechSov4Futures do të zbatohet përmes një metodologjie që kombinon kërkimin, trajnimin, shkëmbimin ndërkombëtar dhe dialogun politik.
Në fazën e parë do të zhvillohen analiza territoriale dhe vlerësime të nevojave në Itali, Spanjë, Hungari dhe Shqipëri, duke përfshirë kërkim dokumentar, hartëzim të aktorëve dhe intervista me ekspertë dhe stakeholder-a.
Në vijim, projekti do të zhvillojë një model të përbashkët për ngritjen e kapaciteteve dhe do të organizojë workshop-e kombëtare mbi tema si inteligjenca artificiale, qeverisja e të dhënave, transformimi digjital, nevojat e SME-ve dhe dialogu social në epokën digjitale.
Një element qendror do të jetë krijimi i TechSov4Futures Community of Practice, një platformë shumëgjuhëshe për shkëmbim eksperiencash, peer learning, materiale praktike dhe dialog ndërkufitar.
Rezultatet do të shpërndahen gjithashtu përmes policy briefs, aktiviteteve në nivel evropian, komunikimit online dhe një konference përfundimtare në Bruksel.
Grupet e synuara
Grupet kryesore që do të përfitojnë nga projekti janë:
- organizatat e punëdhënësve dhe shoqatat e biznesit;
- ndërmarrjet dhe SME-të;
- dhomat e tregtisë dhe industrisë;
- partnerët socialë dhe përfaqësuesit e punonjësve;
- përfaqësuesit e burimeve njerëzore dhe profesionistët që merren me dialogun social në nivel kompanie;
- institucionet dhe politikëbërësit që punojnë mbi transformimin digjital;
- organizatat që veprojnë në vende apo sektorë ku strukturat e dialogut social janë ende në zhvillim.
Rezultatet e pritshme
Ndër rezultatet kryesore të projektit parashikohen:
- një raport i integruar kërkimor, i bazuar në katër vlerësime kombëtare, intervista të strukturuara dhe analizë krahasuese evropiane;
- zhvillimi i një pakete modulare trajnimi mbi digjitalizimin, nevojat e SME-ve, përfaqësimin e punëdhënësve dhe dialogun social digjital;
- realizimi i 4 workshop-eve kombëtare, me të paktën 80 pjesëmarrës në total;
- krijimi dhe aktivizimi i TechSov4Futures Community of Practice, me të paktën 30 përdorues aktivë gjatë fazës së projektit;
- publikimi i të paktën 3 policy briefs;
- organizimi i një aktiviteti online në nivel evropian për shkëmbim ndërkufitar;
- organizimi i një konference finale në Bruksel;
- ruajtja dhe përdorimi i Community of Practice edhe pas përfundimit të projektit.
Nëpërmjet këtyre rezultateve, TechSov4Futures synon të rrisë aftësinë e organizatave të biznesit dhe partnerëve socialë për të marrë pjesë në mënyrë më të informuar dhe efektive në debatet mbi inteligjencën artificiale, qeverisjen e të dhënave dhe sovranitetin digjital të Evropës.
Financimi: Projekti TechSov4Futures bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të thirrjes SOCPL-2025-SOC-DIALOG – Support for Social Dialogue.