SKEDA/ Projekti ENTAIL Sipërmarrja dhe të nxënit digjital për qendrat e Arsimit dhe Formimit Profesional (VET) në Shqipëri dhe Kosovë

SKEDA/ Projekti ENTAIL Sipërmarrja dhe të nxënit digjital për qendrat e Arsimit dhe Formimit Profesional (VET) në Shqipëri dhe Kosovë

 

Emri i projektit Sipërmarrja dhe të nxënit digjital për qendrat e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) në Shqipëri dhe Kosovë
Emri në anglisht EntrepreNeurship and digiTal leArning for VET centres In aLbania and Kosovo
Akronimi ENTAIL
Numri i projektit 101242222
Programi Erasmus+ – Ngritja e kapaciteteve në fushën e VET në Ballkanin Perëndimor
Kohëzgjatja 24 muaj (01.01.2026-31.12.2027)
Buxheti 399,490.92 EUR
Autoriteti financues Agjencia Ekzekutive Evropiane e Arsimit dhe Kulturës (EACEA)

 

Partneri lider

National Centre for Development of Innovation and Entrepreneurial Learning – NCDIEL, Maqedonia e Veriut – Koordinator

Partnerët

  • CARDET – Centre for the Advancement of Research & Development in Educational Technology Limited, Qipro
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë – DHTIT/CCIT, Shqipëri
  • Albanian Skills – National Association for Skills Competitions, Shqipëri
  • Prishtina REA – Enterprise Agency of Prishtina Region, Kosovë
  • STIKK – Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës, Kosovë
  • INNOVADE LI LTD, Qipro

Përshkrimi i projektit

ENTAIL është një projekt i financuar nga programi Erasmus+, i cili bashkon shtatë organizata nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Qiproja për të mbështetur transformimin sipërmarrës dhe digjital të qendrave të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri dhe Kosovë.

Projekti synon të rrisë kapacitetet e drejtuesve dhe mësuesve të AFP për të integruar sipërmarrjen dhe të nxënit digjital në mënyrë të ndërlidhur, si në menaxhimin institucional, ashtu edhe në procesin e mësimdhënies.

ENTAIL do të realizojë kërkime dhe konsultime me institucionet e AFP, bizneset dhe aktorët e tregut të punës, do të zhvillojë kurrikula dhe materiale trajnimi, do të krijojë një platformë të të nxënit elektronik dhe do të organizojë trajnime, vizita studimore dhe aktivitete të shkëmbimit të përvojave.

Më shumë se 140 drejtues dhe mësues të AFP do të përfitojnë drejtpërdrejt nga aktivitetet e ngritjes së kapaciteteve. Workshop-et dhe konferencat do të përfshijnë mbi 200 aktorë të AFP, ndërsa aktivitetet dhe rezultatet e projektit pritet të kenë ndikim te më shumë se 5,000 individë.

Rëndësia e projektit

ENTAIL adreson mospërputhjen ndërmjet aftësive që kërkohen nga bizneset dhe aftësive që zotërojnë të rinjtë që përfundojnë arsimin profesional.

Projekti ENTAIL ka rëndësi strategjike sepse:

  • forcon lidhjen ndërmjet arsimit profesional dhe tregut të punës;
  • mbështet transformimin e qendrave AFP në institucione sipërmarrëse dhe të orientuara drejt inovacionit;
  • përmirëson kapacitetet digjitale dhe pedagogjike të drejtuesve dhe mësuesve;
  • zhvillon aftësitë sipërmarrëse dhe digjitale të nxënësve;
  • rrit cilësinë, rëndësinë dhe atraktivitetin e arsimit profesional;
  • nxit bashkëpunimin dhe transferimin e njohurive ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor.

Objektivat specifike

  • Hartimi i një guide për sipërmarrjen dhe të nxënit digjital në AFP, të shoqëruar me hartëzimin e ekosistemit, të aktorëve dhe të aftësive të kërkuara nga tregu i punës.
  • Rritja e kapaciteteve të drejtuesve dhe mësuesve të AFP për të integruar sipërmarrjen në të gjitha aspektet e funksionimit institucional dhe për të hartuar plane strategjike veprimi.
  • Rritja e kapaciteteve të mësuesve të AFP për të projektuar dhe zbatuar forma të të nxënit digjital që zhvillojnë njëkohësisht aftësitë sipërmarrëse dhe digjitale të nxënësve.
  • Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor përmes transferimit të njohurive, vizitave studimore, mentorimit dhe të nxënit bashkëpunues.
  • Përmirësimi i lidhjeve ndërmjet institucioneve të AFP, bizneseve, ekspertëve, institucioneve publike dhe politikëbërësve.
  • Përafrimi i praktikave të AFP në Shqipëri dhe Kosovë me kornizat evropiane EntreComp, DigComp dhe DigCompEdu.

Aktivitetet kryesore

1. Kërkimi dhe hartëzimi i ekosistemit

  • Krijimi i një grupi këshillimor me përfaqësues të AFP, biznesit, institucioneve publike dhe ekspertëve.
  • Organizimi i fokus-grupeve në Shqipëri dhe Kosovë.
  • Analizimi i dokumenteve strategjike, kurrikulave dhe politikave kombëtare.
  • Identifikimi i aftësive sipërmarrëse dhe digjitale të kërkuara nga tregu i punës.
  • Mbledhja dhe analizimi i 8-10 praktikave të mira nga Bashkimi Evropian.
  • Hartimi i udhëzuesit për sipërmarrjen dhe të nxënit digjital në AFP.

2. Zhvillimi i kurrikulave dhe ngritja e kapaciteteve

  • Hartimi i një kurrikule hibride për drejtuesit dhe administratorët e AFP.
  • Hartimi i një kurrikule për mësuesit dhe trajnerët e AFP.
  • Përgatitja e udhëzuesit për trajnerët.
  • Trajnimi i rreth 40 drejtuesve të institucioneve AFP.
  • Trajnimi i rreth 100 mësuesve dhe trajnerëve të AFP.
  • Hartimi i planeve strategjike të veprimit për transformimin e qendrave AFP.

3. Platforma e të nxënit elektronik dhe pilotimi

  • Krijimi i një platforme të hapur të të nxënit elektronik.
  • Digjitalizimi i materialeve dhe kurrikulave të zhvilluara.
  • Regjistrimi i rreth 140 drejtuesve dhe mësuesve të AFP në platformë.
  • Pilotimi i programeve të trajnimit në Shqipëri dhe Kosovë.
  • Vlerësimi i rezultateve dhe evidentimi i mësimeve të nxjerra.

4. Vizitat studimore dhe mobilitetet

  • Organizimi i dy vizitave studimore virtuale.
  • Organizimi i dy vizitave studimore fizike në Maqedoninë e Veriut dhe Qipro.
  • Zhvillimi i aktiviteteve të vëzhgimit në vendin e punës – job shadowing.
  • Shkëmbimi i praktikave ndërmjet institucioneve VET dhe sektorit privat.
  • Hartimi i rekomandimeve për programe ndërkufitare mentorimi dhe bashkëpunimi.

5. Komunikimi dhe shpërndarja e rezultateve

  • Organizimi i workshop-eve kombëtare në Shqipëri dhe Kosovë.
  • Organizimi i konferencës përfundimtare në Maqedoninë e Veriut.
  • Shpërndarja e materialeve, kurrikulave dhe praktikave të mira.
  • Krijimi dhe forcimi i rrjeteve ndërmjet institucioneve AFP, biznesit dhe politikëbërësve.
  • Hartimi i rekomandimeve për politika në fushën e sipërmarrjes dhe të nxënit digjital në AFP.

Rezultatet kryesore

1. Udhëzuesi për sipërmarrjen dhe të nxënit digjital në AFP

Udhëzuesi do të përmbajë:

  • hartëzimin e ekosistemit të AFP;
  • identifikimin e aktorëve dhe burimeve kryesore;
  • hartëzimin e aftësive të kërkuara nga tregu i punës;
  • një instrument vetëvlerësimi për institucionet AFP;
  • rekomandime dhe pika veprimi për transformimin institucional.

2. Dy kurrikula të reja trajnimi

  • Kurrikulë për drejtuesit dhe mësuesit e AFP.
  • Kurrikulë për mësuesit dhe trajnerët e AFP.

3. Platforma e të nxënit elektronik

Një platformë e hapur dhe e aksesueshme që do të përmbajë kurrikulat, modulet, materialet e trajnimit dhe burimet digjitale të zhvilluara nga projekti.

4. Programi i trajnimit dhe pilotimit

  • 10 trajnerë të përgatitur;
  • 40 drejtues të trajnuar;
  • 100 mësues dhe trajnerë të trajnuar;
  • plane strategjike veprimi për transformimin sipërmarrës dhe digjital të qendrave AFP.

Roli i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë është partnere e projektit dhe udhëheq Paketën e Punës 2: “Udhëzuesi me hartëzimin e ekosistemit për sipërmarrjen dhe të nxënit digjital në AFP”.

Në këtë kuadër, DHTIT do të:

  • bashkëhartojë protokollin dhe instrumentet e kërkimit;
  • angazhojë bizneset dhe aktorët e tregut të punës;
  • mbështesë organizimin e fokus-grupeve në Shqipëri;
  • kontribuojë në identifikimin e aftësive të kërkuara nga bizneset;
  • udhëheqë hartimin e udhëzuesit dhe të hartës së ekosistemit;
  • sigurojë që rezultatet e projektit të pasqyrojnë nevojat reale të sektorit privat;
  • kontribuojë në trajnime, aktivitete pilotuese, mobilitete dhe shpërndarjen e rezultateve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.