SI TE SHKRUAJMË NJE GRANT-PROPOZIM TË SUKSESSHEM
13-14 Nentor 2018
Ky trajnim vjen me synim ngritjen e kapaciteteve të kompanive shqiptare dhe administratës publike apo organizatave për të aplikuar në GRANTE. Trajnimi ofron mundesinë e prezantimit te pjesëmarresve me fushën e re të menaxhimit të projekteve. Qellimi i tij eshte të zhvilloje aftësite e pjesëmarrësit për të planifikuar dhe shkruar projekte ndërkombëtare në menyrë të suksesshme, për të arritur objektivat kalendarike, buxhetore apo strategjike.
PROGRAMI
Ky trajnim praktik do te trajtoje temat e meposhtme:
1.Projekti, Propozimi i projektit, Procesi i menaxhimit te projekteve.
2.Hapat kyç per zhvillimin e nje projekti te finacuar nga BE.
3.Procesi i hartimit te projekt propozimit – keshilla praktike.
4.Si te shkruani nje propozim te mire.
5.Metodologjia, keshilla dhe rekomandime kyçe per te siguruar hartimin cilesor te nje projekti.
6.Si te gjeni nje thirrje te pershtatshme per propozimin tuaj.
7.Konsideratat financiare -llogaritja e buxhetit per propozim; rregullat e financimit, shpenzimet e raportimit.
8.Procesi i vleresimit, kriteret dhe analiza e vleresimit.
LEKTOR: Mag. Asetila Köstinger
Asetila Köstinger është sipërmarrëse, konsulente Austriake për NMV, dhe konsulente e certifikuar nderkombetare per menaxhimin e sipermarrjeve CMC. Trajnere mjaft pozitive, energjike dhe me disa pasione Znj Köstinger eshte edhe Lektore ne disa Universitete dhe instritucione Europiane dhe ka nje përvojë të gjere ndërkombëtare. Arsimuar në ekonomiks dhe biznes ndërkombëtar dhe prakticiene e apasionuar e konkurrueshmërisë së NVM-ve. Trainere dhe folëse në disa gjuhë dhe me mbi 12 vite experience ajo zotëron njohuri të thella në zhvillimin e projekteve ndërkombëtare, EUROPEAID dhe me donatorë të tjerë.