“Seminar për zhvillimin e aftësive në sektorin e gjelbër”, prezantimi i projektit ADDUPT nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

“Seminar për zhvillimin e aftësive në sektorin e gjelbër”, prezantimi i projektit ADDUPT nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë

Në kuadër të aktiviteteve që  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë ka në agjendën e saj, u organizua një seminar me pjesëmarrjen e bizneseve dhe aktorëve të ndryshëm ekonomikë. Aktiviteti kishte për qëllim shkëmbimin e informacionit mbi projektet aktuale që po zbatohen nga Departamenti i Projekteve pranë DHTIT-së si dhe prezantimin e mundësive të reja për bashkëpunim dhe zhvillim.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua projektit ADDUPT, një iniciativë e financuar nga Bashkimi Evropian, që synon zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve të organizatave të Arsimit dhe Trajnimit Profesional (VET). Ky projekt adreson nevojat e sektorit të gjelbër duke ofruar burime të dedikuara për trajnim dhe zhvillim profesional.

Deri më tani, projekti ka realizuar një sërë videosh promovuese që mund të gjenden në kanalin e personalizuar në YouTube. Gjithashtu, është prezantuar edhe platforma “Learning4Green.eu”, e cila ofron burime dhe materiale të vlefshme për trajnimet në fushën e gjelbër.

Ky projekt vjen te bizneset me një mesazh: “Bashkohuni me projektin ADDUPT për të ndërtuar një të ardhme më të gjelbër! Ndihmoni organizatën tuaj të përmbushë sfidat e sektorit të gjelbër duke përfituar nga trajnimet, burimet dhe platforma jonë interaktive. Zbuloni më shumë në Learning4Green.eu.”

Aktivitetet rikonfirmojnë përkushtimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë për të mbështetur bizneset shqiptare në përballimin e sfidave të ndryshimeve globale dhe për të ndihmuar në krijimin e një ekonomie të qëndrueshme dhe të gjelbër.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.