Seminar në Munster, projekti U-SIA
Në kuadër të projektit USIA (“University to Society Innomediaries in Albania: Co-Production of
knowledge and research that matters”), si pjesë e programit Erasmus+, Capacity Building in Higher
Education Project, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës mori pjesë në seminarin e organizuar në
datat 06-10 Shtator 2022 në Munster, Gjermani nga ACCEU.
Së bashku me partnerët e projektit, Dhoma e Tregtisë dhe e Industrisë së Tiranës u angazhua në
seminarin një javor duke dhënë kontributin në saj në diskutime dhe prezantime të ndryshme si dhe duke
shkëmbyer eksperiencat me partnerët e projektit.
Seminari i organizuar krijoi mundësinë e informimit për misionin e tretë të universiteteteve nisur nga
përvojat praktike të ACCEU, si dhe mundësoi diskutimin me disa grupe interesi se si mund të
bashkëpunohet me industritë për të ndërtuar frymën sipërmarrëse të studentëve.
Vlen për tu theksuar se përgjatë këtij seminari angazhimi I të gjithë partnerëve kontriboi në diskutime të
gjera, të cilat lindën nevojën e hartimit të një strategjie të përbashkët për të pasur qasje më solide në
sfidat e ardhshme duke minimizuar problematikat me ide novative. Pavarësisht se u diskutua dhe u
zgjerua informacioni përsa I përket misionit të trete të universiteteve, partnerët e projektit u ftuan
gjithashtu të vizitonin nga afër shembuj konkrëtë nga sipermarrje të një rëndësie të veçantë; si zyrat
qëndrore të REACH -EUREGIO Start-up si dhe qëndrën inovative të Digital-Hub në Munster, Gjermani.
Këto vizita patën sukses pasi të gjithë partnerët e projektit patën mundësinë të takonin sipërmarrës të
rinj dhe të shikonin se si ata i transformojnë idetë e tyre të biznesit në projekte të rëndësishme me
ndihmën e qëndrës Reach-Euregio Start Up. Njohuri të mëtejshme u morën dhe përsa i përket
strukturave mbështetëse të sipërmarrjeve ECO në rajonin verior North Rheine-Westphalia.