Projekti DERHE thellon bashkëpunimin me industrinë përmes trajnimeve mbi “Menaxhimin Lean” te “Macaferri Balkans”

Projekti DERHE thellon bashkëpunimin me industrinë përmes trajnimeve mbi “Menaxhimin Lean” te “Macaferri Balkans”

Në kuadër të projektit ndërkombëtar DERHE, një grup të rinjsh, përfaqësues të stafit menaxherial dhe partnerë, të udhëhequr nga eksperti i njohur Prof. Ignace Martens, zhvilluan një vizitë në ambientet e kompanisë Macaferri Balkans — një nga emrat më të njohur në fushën e zgjidhjeve inxhinierike civile, gjeoteknike dhe mjedisore, me prezencë në mbarë botën.

Partnerët në projektin DERHE në një vizitë në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”
Partnerët në projektin DERHE në një vizitë në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”

Fokusi i vizitës ishte një trajnim intensiv dhe praktik mbi “Menaxhimin Lean”, një filozofi moderne menaxheriale që synon të krijojë më shumë vlerë për klientin, duke eliminuar çdo humbje në proces dhe duke përmirësuar vazhdimisht mënyrën se si funksionon një kompani.

Foto nga vizita në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”
Foto nga vizita në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”

Në një ambient profesional dhe mikpritës, pjesëmarrësit patën mundësinë të shohin nga afër se si kjo metodologji aplikohet realisht në një kompani. Trajnimi, i kombinuar me një vizitë në linjat e prodhimit dhe menaxhimit të “Macaferri Balkans”, shërbeu si një shembull praktik se si parimet “Lean” mund të aplikohen edhe në kontekstin industrial shqiptar dhe rajonal, për të rritur konkurrueshmërinë dhe efikasitetin e bizneseve.

Ky aktivitet u organizua nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (CCIT), me pjesëmarrjen e Sekretares së Përgjithshme të DHTIT-së, znj. Albana Laknori dhe Drejtoreshën e Departamentit të Projekteve, znj. Aris Tasho në bashkëpunim të ngushtë me Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, me iniciativën e Prof. Perseta Grabova dhe Prof. Elona Pojani.

Ky trajnim përfaqëson një hap tjetër konkret në realizimin e qëllimeve të projektit DERHE, i cili synon ndërlidhjen e arsimit të lartë me nevojat reale të tregut të punës dhe përforcimin e kapaciteteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe inovacion në ekonomi.

Partnerët në projektin DERHE në një vizitë në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”
Partnerët në projektin DERHE në një vizitë në ambientet e kompanisë “Macaferri Balkans”

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.