Projekti “DERHE”, partnerët takohen në Mal të Zi për Workshop-in e rëndësishëm

Projekti “DERHE”, partnerët takohen në Mal të Zi për Workshop-in e rëndësishëm

Në kuadër të projektit “DERHE”, i financuar nga Bashkimi Europian, u zhvillua më 13 Shkurt 2025 një workshop i rëndësishëm i organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike i Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë. Ky workshop kishte për qëllim prezantimin e kurseve dhe programeve akademike të zhvilluara nga disa universitete, të cilat janë të fokusuar në lidhjen me industrinë dhe kërkesat e tregut të punës.

Gjatë këtij aktiviteti, pjesëmarrësit patën mundësinë të vizitojnë laboratorët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, duke u njohur me infrastrukturën dhe teknologjinë e përdorur në procesin mësimor dhe kërkimor. Njëkohësisht, ata diskutuan mundësitë për zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit ndëruniversitar, si dhe krijimin e kurseve të përbashkëta që do të përmbushin nevojat e industrisë.

Workshop-i përfundoi me një takim të partnerëve, ku u diskutuan hapat e ardhshëm të projektit “DERHE” dhe mundësitë për të rritur ndikimin e tij në përmirësimin e arsimit dhe zhvillimin e aftësive profesionale të studentëve.

Pjesëmarrësit shprehën angazhimin e tyre për të punuar së bashku për avancimin e mëtejshëm të projekteve të tilla.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.