Projekti 1FUTURE bën bashkë akademikë, biznese dhe studentë, për më shumë bashkëpunim! Prezantohet platforma online

Projekti 1FUTURE bën bashkë akademikë, biznese dhe studentë, për më shumë bashkëpunim! Prezantohet platforma online

Projekti 1FUTURE, i financuar nga Bashkimi Europian, ka bërë bashkë ditën e sotme në ambientet e Fakultetit të Ekonomisë, akademikë, përfaqësues të bizneseve dhe studentë.

Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i urave të komunikimit dhe i mundësive të bashkëpunimit mes palëve, për një të nesërme më të gjelbër.

Në këtë takim u prezantua edhe platforma online e 1FUTURE, një mjet digjital inovativ rajonal, që përfshin disa vende të Ballkanit Perëndimor, si Mali i Zi, Bosnja dhe Shqipëria, i krijuar për të lehtësuar bashkëpunimin midis bizneseve, universiteteve dhe politikëbërësve. Në këtë platformë, çdo përdorues mund të krijojë profilin e tij dhe të përfshihet në diskutime, të propozojë ide, ose të marrin pjesë në projekte të përbashkëta, praktika apo aktivitete kërkimore.

Platforma u zhvillua përmes mbështetjes së projektit të financuar nga BE JOiNEd For SusUsSainability – Building Climate Resilient Community in BB dhe EU 1 FUTURE Project (101082815-ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2).

Pjesëmarrësit vlerësuan jo vetëm rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet palëve të ndryshme, por edhe ndikimin që ky projekt mund të ketë në formësimin e një të ardhmeje më të qëndrueshme dhe me më shumë mundësi për angazhimin e brezave të rinj në fushën e mjedisit dhe inovacionit.

Shumë prej tyre theksuan se ky është një hap i rëndësishëm për krijimin e një kulture të bashkëpunimit dhe solidaritetit në nivelin akademik dhe profesional, që mund të sjellë rezultate të prekshme për zhvillimin e një ekonomie të gjelbër dhe të qëndrueshme.

Share this post